Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Besard Xhaferri priti sot në një takim të hapur Eurodeputeten dhe Presidenten e YEPP, Lidia Pereira. Takimi është zhvilluar në kuadër të mbështetjes maksimale që do të ketë në fushatë, Belind Këlliçi kandidati i Bashkisë së Tiranës nga FRPDSH por edhe nga Eurodeputetja Lidia Pereira.
Fjala e Xhaferrit
“E dashur Lidia mikesha ime shumë e çmuar. Sot është një takim shuam e rëndësishme sepse kemi fatin që mes nesh të kemi Lidia Pereira e cila është presidentja e rinis të partive popullore evropian dhe në rang është politikania më e rëndësishme në partitë tona simotra në Europë dhe në të njëjtën kohë dhe drejtuesja e organizatës rinore të grupit më të madh në Bashkimin evropian.
Gjatë funksionit që kam mbajtur si sekretar i marrëdhënieve me jashtë kur kryetar ishte Belindi kemi krijuar një partnership dhe një marrëdhënie shumë korrekte dhe ndihmuese për partinë Demokratike në këtë opozitë të tejzgjatur.
Ardhja e Lidias sot është mbi të gjitha për të mbështetur kandidatin, Belind Këllicit sepse vjen nga radhët e rinis dhe kjo rini do të jetë motorri i fushatës dhe mbi të gjitha ajo që do të sjelli resurset në ekipin fitues dhe më vonë në ekipit menaxhues dhe reformues të këtij qyteti.
Për fatin e keq situata është shumë e vështirë Shqipëria është në një amulli dhe mungesë të rëndit kushtetues, është në kapjen e pushteteve bë çdo hapësirë të mundshëm demokratike, fakt që Lidia e ka vërtetuar në terren dhe e kupton shumë mirë sfidën që rinia shqiptare ka për të mbrojtur pluralizmin dhe demokracinë në këtë vend.
Po ashtu është informuar se vendimi jonë ka qenë që të shkojmë për të Rithemeluar Partinë Demokratike, Lidia këtë fakt e di që prej një 1 vit. Ndryshimi nis nga rinia dhe duhet që ta zhvillojë dhe ta mbarojë rinia”.