Paloka: Alibeaj me këtë akt që bëri tregon që është në bashkëpunim të plotë me Ramën

Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar ndaj vendimit të falsifikuar të Kryesisë së shkarkuar të PD, për të përjashtuar nga grupi parlamentar 4 deputetë të Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashin, Belind Këlliçin, Argon Shehaj dhe Tritan Shehun.

Paloka, në një prononcim për mediat, denoncoi këto praktika, të cilat sipas tij kanë për qëllim dëmtimin e opozitës dhe shërbimin me verbëri të Enkelejd Alibeajt ndaj Edi Ramës.

“Është mëse i turpshëm, me një mungesë totale dinjiteti nga ai zotëria, por politikisht është edhe heqja përfundimtare maskave sepse me këtë akt që bëri Alibeaj tregon që është në bashkëpunim të plotë me Ramën. Ju keni dëgjuar edhe deputet të Alibeajt që e kanë shprehur hapur. Nuk e di, nga naiviteti apo çfarë, por e kanë thënë çopë që ‘ne nuk pretendojmë të fitojmë. Një nga deputetët e Alibeajt ka thënë që ‘ne as nuk e mendojmë të fitojmë’. Atëherë përse po hyni?! Dihet, për të dëmtur partinë demokratike”, u shpreh Paloka.

About Redaksia

Check Also

Berisha nga Napoli: Diaspora do të shpëtojë Shqipërinë

Kryetari i PD, Berisha është pritur sot nga mijëra emigrantë në Napoli. Ai ka deklaruar …

Leave a Reply