Xhaferraj e quan veprimin e Alibeajt një maskaradë kundër PD dhe në shërbim të regjimit

Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferraj ka komentuar sot gjatë një konferencë për shtyp nga Kryesia e Kuvendit, përjashtimin e 4 kolegëve të tij nga Enkelejd Alibeaj. Teksa pyetej nga gazetarët, Xhaferraj tha se e gjitha është një maskaradë dhe ka siguruar se firma e tij nuk është në asnjë dokument të tillë për kolegët e tij. Madje ka shkuar deri aty, sa të gjithën e ka cilësuar si maskaradë, e shërbim ndaj “regjimit” duke iu referuar qeverisjes së kryeministrit Edi Rama.

“Ka 4 deputetët e përjashtuar kanë kolegë të respektuar. Unë jam njohur nëpërmjet medias. Është e gjitha maskaradë. 4 deputetë janë të respektuar dhe i rri mirë kostumi i deputetit opozitar. Unë jam marrë dhe merrem me qeverinë, ka të tjerë që merren me kolegët. Unë asnjëherë nuk kam votuar dhe nuk kam firmosur për përjashtim kolegësh. Jemi përballë një regjimi. Salianjin këtu e keni, do ta pyesni. Çdo lloj iniciative që mua më krijon bindjen se e forcon opozitën do ketë firmën time, çfarëdo që e dëmton nuk e ka mbështetjen time,”- u shpreh Xhaferraj.

Enkelejd Alibeaj ka përjashtuar nga grupi parlamentar 4 deputetë, që janë mbështetës të Sali Berishës. Më konkretisht bëhet fjalë: Tritan Shehun, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçin dhe Agron Shehajn. Alibeaj pretendon se 4 deputetë nuk kanë reflektuar për aktet e dhunës ndaj selisë së PD-së në protestën e 8 janarit.

About Redaksia

Check Also

Pas Donald Lu, Trump largon edhe Yuri Kim

Presidenti amerikan, Donald Trump ka vendosur të largojë dy ish-ambasadorët që goditën liderin e opozitës …

Leave a Reply