Skandali/Basha ka dhënë dorëheqjen nga Kryetar i PD, Gjykata nuk e çregjistron

Nënkrytari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka zbuluar se zytarisht në regjistrin e partive politike në gjykatën e Tiranës, kryetar i PD rezulton Lulzim Basha edhe pse ky i fundit është dorëhequr. Pra, kryetar nuk figuron as Berisha dhe as Enkelejd Alibeaj.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Bylykbashi tha se vendimi i gjykatës që njeh shkarkimin e Bashës dhe të gjithë vendimet në Kuvendin e Rithemelimit, nuk vendoset në regjistër, sepse sipas tij po mbahet peng nga Edi Rama dhe se administrata e gjykatës i shërben qeverisë.

Oerd Bylykbashi: Po të dëgjoni, shumë vetë thonë nuk ka vendim gjykate. Por, ka vendim gjykate. Në prill gjykata vendosi, njohim mbledhjen e Kuvendit të PD, organit më të lartë, ka ndryshuar statuti i partisë, ndryshoi logon dhe vulën e partisë, njohu shkarkimin e kryetarit të partisë dhe e fundit, ka pranuar ngritjen e një organit kolegjial drejtues, siç ishte Komisioni i Rithemelimit. Ne kemi bërë zgjedhje, është zgjedhur Berisha kryetar. Në këtë moment ka vendim gjykate.

About Redaksia

Check Also

Bandat në Shkodër janë aktivizuar dhe po kërcënojnë qytetarët! Spahia denoncon krimin zgjedhor

Kandidati i PD-së, Bardh Spahia, deklaron se bandat kanë nisur që të kërcënojnë qytetarët në …

Leave a Reply