Nënkrytari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka zbuluar se zytarisht në regjistrin e partive politike në gjykatën e Tiranës, kryetar i PD rezulton Lulzim Basha edhe pse ky i fundit është dorëhequr. Pra, kryetar nuk figuron as Berisha dhe as Enkelejd Alibeaj.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Bylykbashi tha se vendimi i gjykatës që njeh shkarkimin e Bashës dhe të gjithë vendimet në Kuvendin e Rithemelimit, nuk vendoset në regjistër, sepse sipas tij po mbahet peng nga Edi Rama dhe se administrata e gjykatës i shërben qeverisë.
Oerd Bylykbashi: Po të dëgjoni, shumë vetë thonë nuk ka vendim gjykate. Por, ka vendim gjykate. Në prill gjykata vendosi, njohim mbledhjen e Kuvendit të PD, organit më të lartë, ka ndryshuar statuti i partisë, ndryshoi logon dhe vulën e partisë, njohu shkarkimin e kryetarit të partisë dhe e fundit, ka pranuar ngritjen e një organit kolegjial drejtues, siç ishte Komisioni i Rithemelimit. Ne kemi bërë zgjedhje, është zgjedhur Berisha kryetar. Në këtë moment ka vendim gjykate.