Tabaku: Unë njoh Alibeajn si kryetar grupi

Pas mbledhjes së konferencës së kryetarëve, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka folur mbi zhvillimet e fundit brenda kësaj force politike. Tabaku ka theksuar se copëzimi i mëtejshëm nuk e ndihmon PD-në.

“Besoj që të gjithë më keni ndjekur në diskutime e mia në këtë periudhë në PD që kam qenë konstruktive. Nuk më ka thirrur askush për mbledhje grupi, nuk kam asnjë dijeni për mbledhje firmash dhe proces tjetër. Qëllimi im është ta bëjmë PD-në alternativë dhe forcë fituese. Është e papranueshme sot që opozita është më pak e besueshme sesa qeveria. Unë do të punoj çdo që kjo të ndodhë sa më shpejt. Asnjëherë se kam menduar që PD të shkojë në këtë rrugë. Ka një kryetar grupi që mirë apo keq po e bën punën e tij. Copëzimi i mëtejshëm nuk e ndihmon PD-në”, tha deputetja.

About Redaksia

Check Also

Dosja Veliaj/ Bushka e PS bisedë me “krerët” e Drejtësisë denigrojnë prokurorin e SPAK

Nga Ora News/ Një tjetër denoncim ka mbërritur në redaksinë e lajmeve në “Ora News” …

Leave a Reply