Berisha-demokratëve: T’i lëmë ata që s’duan, që janë në shërbim vetëm të Edi Ramës!

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjta fjalës së tij në 32-vjetorin e themelimit të degës së PD në Durrës përkrah Igli Carës, kandidatit të dalë nga primaret për bashkinë e këtij qyteti, tha se, beson tek fitorja në 14 Maj.

Berisha u kërkoi demokratëve që të injorojnë grupimin e Alibeajt që janë në shërbim të Edi Ramës.

“T’i lëmë ata që s’duan, që janë në shërbim vetëm të Edi Ramës, të shkelmojnë mbi veten e tyre dhe dinjitetin e tyre. Zgjidhje fatale!”, tha Berisha.

Berisha u ndal gjatë kur u kthye pas në kohë, 32 vite më parë për të risjellë historinë e rrëzimit të regjimit komunist që e sheh të mëshiruar tek qeveria aktuale.

Berisha tha se, Rama po bën gjenocid për largimin e detyrueshëm të të rinjve. “Kjo që po bën kjo qeveri është absolutisht gjenocid ndaj shqiptarëve”.

Berisha nuk e vlerëson paketën mbështetëse të qeverise si ndihmë reale për shtresat që e përfitojnë. Kreu i PD e vlerëson si paketë mëshire e që për të në buxhet do të kishte hapësira të pafundme për të zbutur inflacionin nëse nuk do të abuzohej dhe do të vidheshin paratë nga zyrtarët dhe qeveritarët e kësaj shumice.

“Pensionistët nuk kanë nevojë për mëshirë. Mos vidh. Hiqe dhomën e gjumit nga avioni personal. Dhe do shohësh se do mbeten dhjetëra miliona euro. Mos vidh që zyrtarët e tu të mbushin dyshekët dhe tubat e aspirimit me paratë e shqiptarëve”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Mesazhi i fortë i Papa Leone: Po dëshmojmë me dëshpërim përdorimin e padrejtë të urisë si armë lufte

Mesazhi i fortë i Papa Lone XIV në rrjetet sociale Po dëshmojmë me dëshpërim përdorimin …

Leave a Reply