Rrëfehet pastruesja: 400 mijë eurot i mora po në shtëpinë e Alda Klosit!

Ish-zyrtarja Alda Klosi ka dorëzuar në Prokurori disa dokumente që sipas saj vërtetojnë burimin e 120 mijë eurove dhe 30 mijë dollarëve që pastruesja Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier, vodhën në shtëpinë e saj. Tvklan raporton se dokumentacioni po verifikohet nga ana Prokurorisë së Tiranës, së bashku me deklarimet e dhëna nga ana e Klosit, e cila këmbëngul në alibinë se paratë i janë dhënë nga xhaxhai i saj, i cili ndodhet në Amerikë ku po kurohet nga një sëmundje e rëndë.

Por, Klosi bie në kundërshti me fjalët e Dobit, e cila mësohet të ketë rrëfyer se edhe 400 mijë eurot që iu gjetën në banesë një ditë pas arrestimit, i ka vjedhur në të njëjtën banesë. Ish-zyrtarja mohon t’i ketë pasur ato para në shtëpi, por as ish-punëdhënësit e tjerë të Dobit, gjithashtu zyrtarë, nuk u kanë dalë për zot parave.

Emrat e tyre janë gjetur në celularin e Dobit dhe janë kontaktuar një nga një nga Prokuroria, por përpara grupit hetimor, anë identifikuar vetëm ndonjë bizhuteri mes koleksionit të florinjve që gjithashtu iu gjetën pastrueses në shtëpi.

Vjedhja e shtëpisë së Klosit ndodhi më 15 dhjetor dhe u pikas nga vajza e ish-zyrtares, pasi Rozeta Dobi dhe djali i saj Havieri kishin hapur derën me forcë dhe e kishin inskenuar si grabitje. Por, kamerat e sigurisë zbuluan gjithçka. Tashmë nënë e bir janë në pranga. Ata kanë pranuar autorësinë e ngjarjes.

About Redaksia

Check Also

Rama i vërsul SPAK-un, Roshit

Pas publikimeve në disa media pranë qeverisë se djali i xhaxhait t ëish-Kryebashkiakut socialist të …

Leave a Reply