Berisha: Afera e djegësve dëshmoi se Rama funksionon tërësisht si një organizatë kriminale

Kryetari i PD, Sali Berisha tha në konferencën për shtyp se, afera e djegësve dëshmoi se Rama funksionon tërësisht si një organizatë kriminale. Berisha tha se, po kaq i implikuar në këtë aferë është Engjëll Agaçi, është Arben Ahmetaj, pa firmën e të cilit, ose pa bashkëfirmën e të cilit me Edi Ramën, asnjë qindarkë nuk mund të merrej nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave për të paguar kompaninë e tyre të djegësave.

“Afera e djegësve është afera më flagrante, e cila dëshmon se Edi Rama dhe ministrat e tij, funksionuan tërësisht si një organizatë kriminale.

Kreu i organizatës firmosi kontratën me një kompani në kundërshtim flagrant me ligjet e vendit, me vendimin e Entit Kombëtar të Prokurimeve Publike, e cila i shkruante Këshillit të Ministrave se metoda e aplikuar për këtë kontratë, nuk ekziston në ligjet e vendit.

Agjencia e Prokurimeve e bëri dy herë me radhë, por Edi Rama, duke e patur ndërmarrje të vetën, pavarësisht këtij vendimi, firmosi një kontratë kryekëput në interes të vetin dhe klanit të aferës së djegësve.

Po kaq i implikuar në këtë aferë është Engjëll Agaçi, është Arben Ahmetaj, pa firmën e të cilit, ose pa bashkëfirmën e të cilit me Edi Ramën, asnjë qindarkë nuk mund të merrej nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave për të paguar kompaninë e tyre të djegësave.

I zhytur gjer në vesh është Erion Veliaj, i cili zgjodhi që me djegësin e Tiranës, të shndërrojë fushën e Sharrës në një minierë floriri për veten dhe Edi Ramën. Zgjodhi që përmes këtij pasurimi të çmendur duke vjedhur mbi 100 e sa milionë euro për djegësin e Tiranës, të firmoste vendime që këshilli nuk i kishte marrë ndonjëherë, të firmoste në emër të qarkut, për vendime që nuk i kishte marrë ndonjëherë.

Prej 6 vitesh, Veliaj vjedh qytetarët e Tiranës me një tarifë prej 28 eurosh për ton/mbetje, ndërkohë që vetë kontrata përcakton se kjo tarifë do merret vetëm për djegien, ndërkohë që ajo e kompostimit dhe depozitimit do jetë 11 euro”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Bardhi: Kryebashkiakia e Roskovecit zë një vend “nderi” në bandën elektorale të Ballukut

Drejtuesi politik i PD në Fier, Gazment Bardhi ka bërë të ditur se do të …

Leave a Reply