Berisha, thirrje Këshilit të Europës të hetojë vrasjen në burg të dëshmitarit të inceneratorëve

Kryetari i PD, Berisha i ka bërë thirrje sot Këshillit të Europës dhe Amnisty International që të hetojë vrasjen në burg të dëshmitarit të inceneratorëve, Enver Sheshi që gjeti vdekjen pasi kishte vendosur që të fliste. Berisha tha se dëshmitë e para ishin marrë nga oficerët e policisë gjyqësore, që i kishin dërëzuar ato në Prokurorinë e Tiranës, që nën diktatin e mafias së inceneratorëve e mohon.

Pjesë nga deklarata

“Zhvillimet dramatike të ditëve të fundit faktojnë dhe njëherë përfundimisht se ky është shtet i mafies, qeveria është mafia e shtetit. Jam këtu për të denoncuar dhe njëherë errësirën me të cilën qeveria përpiqet të mbulojë vdekjen e të ndjerit Enver Sheshi, arrestuar për aferën e inceneratorëve.
Menjëherë pas komunikatës zyrtare e cila ngjallte më shumë dyshime se sqarime, një breshëri mesazhesh nga qytetarë vërshuan të cilët shprehnin dyshime dhe bindje se i ndjeri Enver Sheshi është viktimë e mafies së djegësve. Është viktimë e mafies qeveritare të djegësve. Këto informata shtonin se Enver Sheshi i arrestuar për një skemë të devijimit të parave të djegësve kishte vendosur të fliste dhe pas kësaj xhelati mafioz i kësaj afere të tmerrshme e cila ka për kokë direkt Edi Ramën gjeti mënyrën sipas këtyre burimeve ta çojë në botën tjetër dëshmitarin e rrezikshëm. Zonja dhe zotërinj, afera e djegësve është afera më flagrante e cila dëshmon se Edi Rama dhe ministrat e tij funksionuan tërësisht si një organizatë kriminale. Kreu i ekzekutivit shqiptar firmosi kontratën me një kompani në kundërshtim flagrant me ligjet e vendit, në kundërshtim me vendimin dhe shkresën e entit kombëtar të specializuar për prokurimet të agjencisë kombëtare të Prokurimeve publike e cila i shkruante Këshillit të Ministrave se metoda e palikuar për këtë kontratë nuk ekziston në ligjet e vendit. Agjencia e Prokurorimeve Publike e bëri këtë dy herë me radhë, por Edi Rama duket se duke e pasur ndërmarrje të vetën pavarësisht nga ky vendim që nuk mund të tjekalohej kurrë përveç se me ndryshimin e ligjit në parlament firmosi një kontratë në interes të vetin dhe të klanit të aferës së djegësit.
Po kaq i implikuar në këtë aferë është Engjëll Agaçi, është Arben Ahmetaj pa bashkëfirmën e të cilit me Edi Ramën asnjë qindarkë nuk mund të merrej nga fondi rezervë i KM për të paguar kompaninë e tyre të djegësave. I zhytur deri në vesh është Erion Veliaj i cili zgjodhi që më djegësin e Tiranës të shndërrojë fushën e Sharrës në një minierë floriri për veten dhe Edi Ramën. Zgjodhi që për hir të këtij pasurimi të çmendur, mbi 100 e ca mln euro për degësinë e Tiranës, për pasurimi ne tij dhe të Ramës të firmoste vendime në emër të Këshillit, të firmoste vendime në emër të qarkut, të cilat qarku nuk i kishte marrë ndonjëherë. Veliaj prej 6 vitesh vjedh dhe rrjep qyt e Tiranës me një tarifë 28 euro tonin e mbetjeve, ndërkohë që vetë kontrata e kompanisë së tyre përcakton se kjo tarifë 28 euro do merret vetëm për djegien, ndërkohë që ajo e depozitimit dhe kompostimit do jetë 11 euro.”

About Redaksia

Check Also

Yuri Kim nën hetim në SHBA

Mesditën e së hënës së 17 Marsit 2025 Yuri Kim shkeli për herë të fundit …

Leave a Reply