Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Prokuroria refuzon raportin e OPGJ për vdekjen e Enver Sheshit.
“E vërteta është se një OPGJ, për arsye që nuk do i marrim vesh ndonjëherë, ishte paraqitur në morg për të konstatuar, ose për të mbledhur të dhëna rreth viktimës.
OPSH, aq sa kishte mbledhur, ia kishte nisur Prokurorisë së Tiranës, e cila mohonte kategorikisht të kishte marrë një gjë të tillë, e cila me cinizëm ekstrem, si një shpellë mafie, përgjigjej se nuk ka një çështje penale.
Pra, vdes një njeri në kushte thellësisht të dyshimta, dhe prokuroria nuk gjen motiv të nisë hetime. Nuk gjen motiv se ajo merr urdhër të mbyllë gojën.
Jo kryesisht, por as me inicime, as me paditë e familjes.
Nuk ka një konfuzion nga autopsia. Institucionet e specializuara i kthyen mbrapsht inspektorët e Komitetit të Helsinkit me pretendimin se u duhen 30 ditë për të hapur gojën”, tha Berisha.