Nuk ka më diva të vërtetë. Duken të gjithë sikur ia kanë mbathur nga shtëpia

90 vjeçari Enrico Luccherini ka shpikur zanatin e press agent në Itali. «Por ishte një epokë tjetër», tregon sot, «do të mjaftonte të gjendej thjeshtësia e Mastroianni».

Njeriu është allah allah, argëtues. 90 vjeç, batutën gati, Enrico Lucherini ka shpikur në Itali zanatin e press agent të kinemas, duke krijuar yjet, divizmin, grindjet në sheshxhirim sikur të ishin të vërteta, ndoshta jo, që prapëseprap bënin të flitej. Gjetjet e tij –  termi “lucherinate” ka hyrë në Enciklopedinë Treccani – kanë bërë shkollë, sepse nëse agjenti gjen rolet, zyra e shtypit mbush gazeta dhe revista. Lucherini ka mbrojtur dashuri të vërteta dhe promovuar pasione false, i bindur se «nuk duheshin mbledhur konfidenca apo sekrete, se nëse më pas dalin jashtë faji është gjithmonë dhe vetëm i yti. Atëhere më mirë t’i shpikësh. Divat? Të zhdukur, sot duken të gjithë sikur ja kanë mbathur nga shtëpia», thotë duke qeshur. Me mbarimin e elegancës dhe “misterit simptomatik” siç këndon Franco Battiato, i duken të gjithë «paksa të ndyrë, të lënë» dhe këtë e thotë me një ton që nuk pranon replika, «është e papranueshme».

Çfarë do të thotë të promovosh një yll?

«Pakashumë pikna ime, e kam shpikur unë dhe kam qenë me fat sepse në filmat e parë si La notte brava i Mauro Bolognini apo Il Gattopardo i Luchino Visconti kishte aktorë të jashtëzakonshëm. Prostitutat e filmit të Mauro me zjarrin e ndezur nëpër rrugë qenë Elsa Martinelli, Rosanna Schiaffino, Antonella Lualdi. Shumë të bukura dhe tashmë të njohura. E kam kuptuar menjëherë, qenë tashmë yje».

Morali?

«Filmi mund të jetë i bukur, por nëse aktorët nuk janë të mrekullueshëm, bën pak. Në fillim kisha frikën e të punuarit me Burt Lancaster, por e doja aq shumë projektin e Goffredo Lombardo sa që nuk do ta kisha lënë kurrë. Mendoja vetëm: çfarë të bëj me një kauboj? Ama me Turi Ferro, që do të kishte qenë i përkryer, Il Gattopardo nuk do të kishte shkuar në Amerikë dhe Luchino e ka transformuar Lancaster në një princ. E kam adhuruar».

Ishte Claudia Cardinale, e mrekullueshme.

«Qe lançimi i parë i madh i Claudia, vinte nga disa filma të rëndësishëm, por me rolin e Angelica i pushtoi të gjithë, ishte vërtet një mrekulli».

Nuk kishte rrjete sociale, por nuk do të kishte nevojë: metoda Lucherini konsistonte në thirrjen e fotografit dhe e shkrepura simbol bëne xhiron e botës.

«Siç ndodhi në Festivalin e Kanës për lançimin e filmit. Në Nicë zbulova se ishte një cirk me një tigër, por mua duhej një gatopard. Kam bërë të çmendurin. Në fund doli një gepard me një zinxhir, Claudia ishte e terrorizuar, në plazh vazhdoja t’i thoja: “Hajde, përkëdhele”».

Diva e zemrës?

«Sophia Loren. Më është kushtuar shumë, vinte nga përvoja të çmendura, kishte 30 zyra shtypi, unë isha vetëm. Më ka mësuar se edhe një fotografi e bukur e skenës mund të jetë imazh simbol i filmit».

Si për La ciociara.

«Kur gjuan me gurë xhipsin e ushtarëve është sensacionale. “Do të më pëlqente të kisha një foto të fortë, simbolike”, më shpjegoi, “si ajo e Anna Magnani tek Roma città aperta”. Dhe kështu ka ndodhur».

Kur e keni njohur?

«Në aeroportin e Ciampino. Ajo nga njëra anë, Carlo Ponti nga ana tjetër, ishte i martuar. Sophia më shikonte mua dhe mendonte: po ky bën? Në Amerikë press agent qenë 50 apo 60 vjeçarë, unë isha 26, gjendesha me Ponti dhe nuk isha i sigurtë se mund t’ia dilja në krye. Ngadalë ngadalë më është dashur të kuptoj se çfarë ishte më e mira për të».

Je frikësuar ndonjëherë?

«Me Sophia? Gjithmonë. Të gjitha herët që flas jam shumë i emocionuar, kam frikë se mos gaboj, ajo nuk ka gabuar asgjë. Është numri një».

Në zanatin tuaj është e ligjshme gjithçka?

«Hëm, pothuajse. Kam shpikur tragjedi dhe kam xhelozuar burra, mbushnim revistat».

Më kapriçozja me të cilën keni punuar?

«Giuliana De Sio, arriti të më thoshte: më kanë ofruar Le tre sorelle e Cechov dhe për të dy qenë shumë, por Le tre sorelle nuk mund t’i quash La sorella».

Më e disiplinuara?

«Francesca Dellera, ndiqte gjithçka që i thoja, ishte muza ime frymëzuese. Shumë e bukur dhe, nëse e njeh, është shumë argëtuese».

Kë individualizoni midis të rinjve?

«Po për hatër të Zotit, nuk ekziston më divizmi, duket se të gjithë ia kanë mbathur nga shtëpia ose të ikur me vrap. Ose janë të ndyrë, ose janë me difekte, ose janë të panjohur. Pse nuk shkojnë të Carlo Conti për të bërë Tale e quale? Të paktën imitojnë dikë të famshëm».

Në rregull po e lëm, midis artisteve mbi50 vjeçare kë kurorëzoni?

«Margherita Buy, është shumë e zonja dhe e bukur».

Çfarë ka vlerë vërtet kur luhet?

«Sytë. Për këtë më pëlqen shumë Miriam Leone. Sikur të gjente një regjisor vendimtar për karrierën e saj, siç qe Michelangelo Antonioni për Lucia Bosè, do të bënte hopin. Nëse mendoni se Lucia u zbulua nga Visconti tek pastiçeria ku ai shkonte për të blerë marron glacé dhe ajo ishte shitëse…».

Po thoni se “faktore C” nuk duhet nënvlerësuar?

«Ah, ai vlen gjithmonë dhe duhet një regjisor që dashurohet, seksualisht dhe artistikisht, siç ka qenë për Antonioni me Monica Vitti. Maksimumi. Ishte një grua fantastike, aq intensive, aq speciale, e ndryshme nga të gjitha».

Edhe ju, magjistari i zyrave të shtypit, keni marrë të shtëna topi: nuk kuptova glamour e Nicole Kidman.

«Në vitin 1960 kisha punuar me Gianni Hecht për Via Margutta. Në vitin 1987 më ofron të ndjek një film të tijin për RAI 3, Un’australiana a Roma, me Massimo Ciavarro dhe një artiste të re, kjo Kidman. Më shpjegon: e di, funksionon shumë, është australiane. E takoj dhe marr një goditje, të thatë të thatë, e gjatë e gjatë dhe me ato flokë. Mu duk aq e shëmtuar. Ka pasur një flirt me Massimo, që të qeshësh, nuk duket e mundur. Nuhatja ime është e pagabueshme».

Kush nuk ja ka zhgënjyer?

«Brad Pitt: gjithmonë i dashur, i përsosur, bëra një ekspozitë për të për Sette anni in Tibet. Është profesionist, këtu profesionistët ku kanë përfunduar?».

Kur nuk e dini ju. Divi i përsosur?

«Do të doja të rigjeja thjeshtësinë e Marcello Mastroianni. E zhdukur. Divizmi italian lëngon, dalin kopertina të përbindshme».

Nuk ekzagjeron?

«Jo aspak, divat duhet të bëjnë të ëndërrosh, këtu nuk ëndërrojmë më».

Flisnit për Mastroianni, shumë tregojnë Pierfrancesco Favino si trashëgimtarin e tij, ka talent të madh.

«Ah po, Pierfrancesco po, përveçse kur bën D’Artagnan. Ka një zë, me atë zgjatimin francez, shumë i bezdisshëm. Ai duhet të jetë ylli, duhet të bëjë atë që bërë Mastroianni me Marco Bellocchio tek Enrico IV, nuk duhet të bëjë musketierin. Nuk më pëlqen në atë film, nuk e kam kuptuar pse e ka xhiruar. Sipas teje pse?».

Për qejf, prej alegrisë, ishte kast i bukur miqsh, Giovanni Veronesi është njëri shumë i dashur.

«Kjo është e vërtetë, por mua vazhdon të mos më pëlqejë».

Jepini një këshillë një vajze të bukur që tashmë luan dhe dëshiron të bëhet ylle.

«Po flasim edhe për gjëra seksuale?».

Po jo.

«Në rregull, atëhere le të jemi seriozë. Duhet një person i afërt që sjell qetësi dhe jep siguri, që e shoqëron në karrierë dhe e ndihmon në zgjedhjet. Po flisnim më parë për Miriam Leone: ajo është e zonja, tani i duhet të bëjë një shkrepje, sepse është tejet e bukur. Si Virna Lisi, që ishte e magjishme. Je aq i magjepsur sa që nuk duhet të humbasësh pjesën tjetër, Virna e demonstroi talentin e saj».

E keni kaluar gjithë jetë tuaj në kinema: nuk ju argëton më?

«Jo. Kam pasur fat, nuk jam mërzitur kurrë, por është zhdukur një botë».

(nga Sette)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Një vit nga ikja e “Sokratit Shqiptar”!

Nga Bujar LESKAJ Sot, datë 5 dhjetor 2024 bëhet 1 vit nga ndarja nga jeta …

Leave a Reply