Tërmeti në Bulqizë, banorët: Kemi frikë të rrimë këtu, ky pallat është dëmtuar dhe në 2019-n

Tërmeti i një nate më parë me epiqendër afër Klosit ka shkaktuar disa dëme në banesa. Probleme janë raportuar në disa fshatra në Klosit por gjithashtu dhe në Bulqizë. Një pallat në Bulqizë që ka pasur shumë dëme që nga tërmeti i fortë i Nëntorit, është plasaritur edhe më shumë. Banorët shprehen për ABCNeWs se kanë frikë të futen brenda shtëpive të tyre.

“U trembëm sa të duash. Ishte shumë i fortë. Frikë kemi sepse nuk dihet. Ndoshta ka dhe goditje të tjera. Pallati është me probleme që në 2019”, thanë banorët të frikësuar.

“Ky pallat ka shumë dëmtime dhe plasaritje. Janë shtuar shumë”, shtoi një tjetër.

Një tërmet me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter, goditi mbrëmjen e së dielës Shqipërinë, rreth orës 22.45 minuta. Sipas të dhënave zyrtare epiqendra ka qenë 25 kilometra në verilindje, në zonën e Klosit, në Burrel. Pak minuta më pas u rregjistrua dhe një pasgoditje me magnitudë 4.1. Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile bëri të ditur se janë raportuar dëme të lehta në Njësinë Administrative Xibër, Bashkia Klos, në disa banesa ku ka patur plasaritje të mureve. Gjatë natës janë regjistruar dhe pasgoditje të tjera.

About Redaksia

Check Also

Një tjetër menaxher i fushatës së Trump në zyrën e Berishës për fitoren e PD

Tani i njëjti autor përmend Paul Manafort, pasi e ka parë në oborrin e PD …

Leave a Reply