Avokati i njohur: Tërheqja e Alibeajt është farsë, Gjykata do ta rrëzonte

Avokati i njohur, Genc Gjokutaj, komentoi sot në studion e SYRI TV, vendimin e Enkelejd Alibeajt për tërheqjen nga ankimi në Gjykatën e Apelit. Gjokutaj tha se kjo është një farsë, pasi Alibeaj e dinte se do rrëzohej.

“Përpara se unë të bëj një gjykim timin, më lejoni shkurt të bëj me dije se për çfarë flitet. Ju e dini që pas 11 dhjetorit të rithemelimit, dhe kërkesës për depozitimin në gjykatë të këtij statusi, është nxitur nga grupi i Bashës dhe Alibeajt që të depozitohet statuti i datës 17.

Kjo ka një arsye, pasi sigurisht që këto statute duhet të ndjekin kronologji kohore. Gjykata ka pranuar në fakt këtë kërkesë, por në shkallë të parë është bërë kërkesa jo vetëm që të njihet 17 korriku, por edhe 18 dhjetori, ose ndryshe ai Kuvendi i Jeminit, ku nga 1100 delegatë, dolën 5 mijë delegatë.

Gjykata në shkallë të parë e ka rrëzuar bashkimin, pra ka pranuar 17 korrikun, por ka refuzuar gjykimin për 18 dhjetorin. Mbi këtë bazë, këta kanë bërë ankim në Apel, ndërkohë që ishte depozituar në shkallë të parë statutin i Rithemelimit, që u pranua, dhe hyri si xhol Alibeaj, i palegjitimuar, me një vendim gjykate në kundërshtim me ligj, dhe 11 dhjetori, i pranuar nga shkalla e para, ka shkuar në apel,” tha Gjokutaj.

“Sot gjykata kishte caktuar datën për të shpallur vendimin. Datës së sotme i paraprin një sagë e tërë shtyrjesh me lloj-lloj arsyesh, me raporte mjekësore, ndryshime avokatësh.

Kjo nuk është një tërheqje e sinqertë. Kjo është tërheqje përpara vendimit, pasi sigurisht gjykata nuk do e pranonte këtë kërkesë dhe do rrëzohej. Në opinion publik do kishim një perceptim se grupi Alibeaj humbi. Kështu është një tërheqje taktike për të shpëtuar fytyrën, cipën e tyre, jo për t’i hapur rrugë procesit.

Nga ana tjetër, avokati ka bërë thirrje që të gjykohet sa më shpejt 11 dhjetori. Këto janë thirrje jashtë procedurale, pasi thirrjet nuk bëhen nga oborri i saj, por në seancë gjyqësore. Kështu që e gjithë kjo është një farsë, për të treguar në prag të falimentit total, moral, ligjor, politik të këtij grupimi, për t’u lëpirë pas PD-së së vërtetë dhe për të krijuar imazhin sikur po kontribuojnë që statuti i PD është i pranuar.

Kështu që unë i bëj thirrje kryetarit të PD, Sali Berisha që të rritet vigjilenca, pasi kjo lëvizje e sotme mund të krijojë idenë e një vullneti politik më së fundmi, që do shkaktojë një vonesë tjetër, aq të dëshiruar nga ata, si tërheqja e kësaj kërkese, e cila në themel ka elementët e shtyrjes së kësaj seance.

Sot ata nuk kanë çfarë të bënin tjetër, ose të shkonin në seancë dhe gjykata ta rrëzonte dhe do krijonte një impakt shumë negativ në opinionin publik. Kjo është një lëvizje taktike. Për të krijuar imazhin e rremë që kanë reflektuar ndaj kësaj vonese”, theksoi avokati i njohur.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Autostrada e parë që do inagurohet do jetë Shkodër-Milot-Tiranë

Premtimi i Berishës në Shkodër Shqipëria Madhështore nuk bëhet pa ardhur edhe Zoti në shtëpinë …

Leave a Reply