Eksperti: Centralizimi i të dhënave tek AKSH-i është bërë për të kontrolluar votat

Eksperti i IT-së, Gent Progni duke folur në ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV, ka shpjeguar me pak fjalë faktin se centralizimi i të dhënave tek AKSH-i është bërë për të kontrolluar votat.

Progni tha në SYRI TV, se kjo database e krijuar është përdorur edhe për të anuluar votën e diasporës, pasi në çdo llogaritje të bërë, Rama dilte i humbur.

“E Albania dhe AKSH-i që kur është formuar, është bërë për të centralizuar të gjitha të dhënat. Centralizimi i të dhënave është bërë për të vetmin fakt që partia të përdorë atë databasë. Unë kam informacione se ajo databasë është përdorur edhe për të anuluar votën e diasporës, sepse me të gjitha algoritmet e mundshme, Rama dilte partia humbëse.

Nuk jam nga ata naivë që mendoj apo ti them vetes, që nuk duhet ta thuash këtë fjalë. Jam shumë i bindur që Rama e ka pasur informacionin për sulmin, jam shumë i bindur se të dhënat i kanë shkuar në zyrë çdo javë. Kam informacion shumë të saktë edhe me emra punonjësish të AKSH-it që kanë bërë operatorin në Facebook e Ramës, duke fshirë apo komentuar, duke u paguar me taksat tona si punonjës të AKSH-it.

Edhe teknikisht ka ndodhur dhe e kam parë edhe me sytë e mirë këtë gjë.

Ne do të kërkojmë heqjen e aplikacionit Aktivist, edhe heqjen nga Facebook të faqeve që kanë likes, komente të rreme”, tha Gent Progni.

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …

Leave a Reply