Putin vuan nga efektet anësore të ilaçeve kundër kancerit, nuk pranon të takojë askënd 

Presidenti rus, Vladimir Putin është bërë “i tërhequr, i heshtur dhe thellësisht i preokupuar” teksa i nënshtrohet një trajtimi të ri mjekësor për kancerin.

“Putini po kalon një terapi shkaku i trajtimit me barna, të cilat përveç efektit të tyre terapeutik, shkaktojnë dobësi, marramendje, [dhe] mungesë oreksi, gjë që nuk ndikon në gjendjen psiko-emocionale në mënyrën më të mirë”, shkruan General SVR në Telegram.

Luftënxitësi thuhet se është “i heshtur” dhe “pothuajse askënd nuk e pranon ta takojë personalisht”, ndërsa shfaqet “thellësisht i preokupuar ditët e fundit”, tha kanali, i cili thuhet se ka burime të afërta me liderin rus.

Në përditësimin e fundit, ajo shkroi edhe për dështimin e luftës në Ukrainë, raporton themirror.

“Në rast të dështimit të ofensivës së ardhshme ruse në front dhe humbjes së kontrollit edhe mbi një pjesë të territoreve të pushtuara më parë, do të jetë e pamundur të binden elitat për mundësinë e korrjes së një fitoreje nga kjo aventurë ushtarake”, shkroi ai.

“Në atë rast nuk do të ketë më ofensiva të tjera nga trupat ruse. Do të kishte humbje të garantuara, ku të gjitha pasojat do të jenë personale për Putinin”, shtoi General SVR.

Ata pretenduan se përdorimi i armëve bërthamore ishte i mundur, por kjo do të rezultonte në “një katastrofë të përgjithshme për Putinin dhe për të gjitha elitat pa përjashtim”.

Historiani dhe analisti politik rus, Valery Solovey ka pohuar gjithashtu se presidenti po i nënshtrohet trajtimit perëndimor në betejën kundër kancerit.

“Ai ka një sistem imunitar shumë të dobësuar. Ai është dobësuar nga trajtimi agresiv [kanceri], ilaçet që detyrohet të marrë. Dinamika është negative dhe rrethina e di këtë. Kjo nuk është më veçanërisht e fshehur”, tha ai. Reklama

Ndryshe, Putini u pa për herë të fundit fizikisht në publik në një funeral në Ufa, kryeqyteti i Bashkortostan, Rusi. /Telegrafi

About Redaksia

Check Also

Trump sulmon prokurorin: Do hetohet, është i korruptuar, mund të ekzekutojë njerëz

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump ka paralajmëruar se ish-kryeprokurori i Zyrës së Prokurorit të …

Leave a Reply