Berisha: PD e shndërroi Elbasanin në pjesë integrale të metropolit të shqiptarëve

Nga takimi me demokratët për 32-vjetorin e themelimit të degës së PD, lideri i opozitës Sali Berisha vlerësoi investimet e bëra nga qeveria e drejtuar prej tij. Berisha tha se, PD e shndërroi Elbasanin në pjesë integrale të metropolit të shqiptarëve.

“Ju sot duhet të jeni krenar sepse e thënë edhe njëherë, nga shpallja e pavarësisë, PD-ja realizoi këtu veprat më të rëndësishme, realizoi shoqërinë e lirë, gjallëroi dhe fuqizoi të gjitha dhuntitë e qytetarëve të Elbasanit, traditën e tyre të shkëlqyer, shkollat, universitetet. Në rast se diktatura la si trashëgimni këtu një kombinat sëmundje dhe vdekjendjellës, në rast se Edi Rama solli këtu uzinën më të madhe të miellit të partisë në Ballkan, PD e shndërroi Elbasanin në pjesë integrale të metropolit të shqiptarëve. Sot destinacioni më i afërt nga qendra e Tiranës është qendra e Elbasanit.

Elbasani ka qenë djep i historisë dhe traditës. Ne u themeluam si parti e interesit kombëtar dhe e mbrojtëm atë. Asnjë parti tjetër nuk ishte në kushte më të vështira se ne. Jo vetëm se ne u themeluam tërësisht bazuar në idealet tona dhe realisht pa asnjë ndihmë konkrete nga askush se i tillë ishte izolimi i Shqipërisë, edhe ambasadat ishin të mbyllura për shkak të 2 korrikut.

Nuk kishim asnjë lidhje direkte përveç se frymëzimit të lëvizjeve antikomuniste të vendeve komuniste. Kishim idealet tona, guximin, vendosmërinë për të përmbysur këtu diktaturën më të egër dhe ja dolëm.

Premtuam liri dhe të drejta njerëzore. U bëmë avoketërit më të fuqishëm të këtyre lirive, e jo vetëm në Shqipëri, por kudo që ata jetonin, duke bërë kështu vendosjen në skenë edhe njëherë të çështjes shqiptarë në bashkërendim me forcat politike shqiptare në Kosovë, Maqedoni e treva të tjera. Ne qëndruam të papërkulur çështjes kombëtare me bindjen se vetëm një komb i lirë mund të zhvillohet dhe ka të ardhme.

Sot shqiptarët janë të lirë në Shqipëri, Kosovë dhe vendet ku jetojnë. Kontribuuam në realizimin e objektivi historik që duhet të bëjë krenarë secilin prej jush”, tha Berisha.

 

About Redaksia

Check Also

Ai që bleu Lulin nuk e ka për gjë të blejë edhe një “Lule” në Vlorë

Atird Hoxhës: I braktisur edhe nga të tijtë, pasi mbushi listën e Vlorës me kandidatë …

Leave a Reply