Berisha: Rama kërkon të mbushë mendjen me pakon e madhe, kur me rritjen e çmimeve mori gjysëm miliard euro

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaron se, opozita shkon para qytetarëve në 14 maj me kandidatët më të mirë. Gjatë ceremonisë së 32-vjetorit të themelimit të degës së PD, Berisha tha se demokratët i besuan votës së lirë.

Gjithashtu, lideri i opozitës shtoi se PD vjen në këtë moment më e përgatitur se kurrë për të rrëzuar regjimin e Edi Ramës.

“Diktatura e Enver Hoxhës, u privoi lirinë shqiptarëve, por Edi Rama e shndërroi lirinë në fiktive për shqiptarët, sepse aty ku qytetari nuk voton i lirë zbrazëti. Aty ku qytetari humbet besimin tek dheu i tij dhe merr vendim të largohet nga gjiri i tij dhe i komunitetit, aty nuk ka më besim, por një shketëtirë të vërtetë që të shkojë drejt një fati të paditur.

Pse të gjitha këto, sepse ky njeri, individ me klanin e tij, vjedh dhe vetëm vjedh.

Qytetarë dhe qytetare ne ishim në vitin 2005 me rrogat në Ballkan dhe në vitin 2013 përfunduam me votat më të larta se Ballkani dhe Hungaria e Bullgaria. Ne ndërtuam mbi 11 mijë kilometra rrugë. Nuk them se nuk kishte korrupsion, por ishte qindra herë më i ulët, më i pakrahasueshëm se ky që është sot.

Çfarë u tha pensionistëve për pakon e madhe. Çdo epitet mund ti vendoshësh këtij njeriu, ky tallet me cinizëm me njerëz që numërojnë kafshatën, me njerëz që kanë shkrirë energjinë mendjen e tyre në një jetë të tërë. Në vend që sot të kishin një pension të paktën 3 herë më të lartë dhe sot ai premton dhe mendon se do të ju mbushë mendjen me pakon e madhe. Askush nuk ka qenë më vullgar, cinik dhe i pashpirt se ky. Çfarë pako e madhe? Me vjedhjen e dytë të madhe.

Vetëm nga xhepat e qytetarëve me rritjen e çmimeve me bordet e tij, mori gjysëm miliardë euro, 520 mln euro. 80 milionë tha po ua kthej dhe ato duke u vjedhur, të tjerat i futën në kontot ofshorë, në dyshekë, tubat e aspirimit. I futën ku i futën këta faqezinj që nuk kanë nder as moral, por përzënë çdo ditë popullin nga Shqipëria.

KLSH-ja thotë se në 9 muaj këta vodhën 122 miliardë lekë. Por a e dini ju sa është fondi vjetor i pagave në Shqipëri? Është gjithsej 97 miliardë lekë. Pra vetëm me vjedhjen 9 mujore mund të dyfishonin pagat dhe pensionet”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Institucion apo Prostitucion?

Ylli DYLGJERI Dëgjojeni në Pod kast…po sjeni ende të velur me Ramën. Ose, dëgjojeni dhe …

Leave a Reply