Meta: “Rilindja” model i shtetit të pastrimit të parave. Shumëfishuan importin nga Kolumbia!

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë fjalës së tij në ceremoninë e 32-vjetorit të themelimit të degës së PD Elbasan, tha se ky qark, por jo vetëm, është braktisur nga ana e qeverisë.

Meta akuzoi Rilindjen se ka vendosur një model të shtetit të pastrimit të parave dhe të trafikut të drogës. Sipas ish-Presidentit, qeveria ka 60-fishuar importin nga Kolumbia.

Ndër të tjera, kreu i PL-së tha se qeveria po falimenton prodhimin vendas, që nga bujqësia e deri tek birra.

“Është fatkeqësi e madhe që Elbasani, kjo bashki dhe ky qytet, ky qark, me potenciale të jashtëzakonshme në zemër të Shqipërisë, vetëm 20 minuta larg Tiranës, të jetë qarku i dytë më i varfri i Shqipërisë. Është e papranueshme, është kriminale.

Ka qarkulluar një lajm i jashtëzakonshëm. Në 7 vjet, e ka 60 fishuar importin nga Kolumbia. Çfarë është kjo? Kjo është pasqyra më e qartë se cili është modeli i shtetit të Rilindjes. Kriminalizimi i saj dhe i të rinjve dhe të rejave, modeli ekonomik, ai i pastrimit të parave dhe braktisjes së bujqësisë.

Shihni si ka falimentuar prodhimi i bvirrës. Shikoni çfarë insistimi ka për amnistinë fiskale. Për të instaluar një regjim mafioz. Jemi në kryeqendrën e arsimit, në Elbasan. E dini mirë se çdo vit mbyllen degë të reja në universitetin e Elbasanit. 4200 euro paguhet një mësues nga Buna e këtej. 9900 euro paguhet një mësues nga Buna e në anën tjetër. Pse? Sepse organizata kriminale e mbetjeve, që e bën km e rrugës 5 herë më të shtrenjtë se në Europë, në vend që të rriste rrogat për arsimtarët, fryjnë kostot fiktive”, tha Meta.

About Redaksia

Check Also

“Nuk ishin iranianët që hakeruan, por AKSH-i”/ Dëshmia e Meksit nxjerr Ramën mashtrues ndërkombëtar

Pjesë nga biseda:  Baton Haxhiu: A keni njohuri të fortë, të paktë, apo vetëm kalimthi …

Leave a Reply