Paga mesatare në Shqipëri 40% më e ulët se në rajon, Noka: Të bashkohemi kundër regjimit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka reaguar pas publikimit të statistikave të pagës mesatare në vendet e rajonit. Shqipëria ishte dukshëm shumë poshtë vendeve si Serbia, Bosnje-Hercegovina dhe Maqedonia.

Noka ka kërkuar që të marrë fund fodullëku si lider global pasi vendi ynë as nuk mundet të konkurroi as si një lider rajonal e në krahasim me vende që potencialisht janë më të ulët se sa ne.

Postimi i Nokës

Paga mesatare në Shqipëri

40% më e ulët se në rajon.

Kolonat e verdha janë tregues i pagës mesatare mujore bruto në shtator 2022. Kolonat gri indikojnë shtatorin e vitit 2019.

Siç vërehet, ecuria nga 2019 në 2022, krahasuar me vendet e tjera të rajonit, është më e ngadaltë.

E ndërsa kryeministri hapet si lider global, Shqipëria nuk është as lidere rajonale. Shqiptarët paguhen më pak, varfërohen më shumë. Për Ramën dhe hajdutërinë në pushtet, vendi i fundit mund të shihet si i pari.

Rroga mesatare në rajon arrin në 800-900 euro. Këtë duan shqiptarët. Kjo i largon nga vendi i tyre. I keqpaguar baraz i përzënë.

Shqiptarët kanë një mundësi përpara. Opozita ka një sfidë përpara. Të gjithë bashkë t’i dalim zot vendit!

About Redaksia

Check Also

Dosja që do të çojë Ramën në qeli!

Një protestues gjatë fjalës së tij para Kryeministrisë tha se, libri “Albanian Files”, do të jetë …

Leave a Reply