Bllofi me kasetën e 21 janarit, gazetari mohon në Prokurori ato që deklaroi publikisht, si mashtroi

Eshtë sfumuar edhe bllofi i regjimit me kasetën e përgjimeve të 21 janarit. Gazetari Hoxha,i cli mori përsipër të dorëzonte në Prokurori atë që i kishin dhënë për të dorëzuar rrëzoi variantin që ai vetë kishte bërë public. Hoxha deklaropi publikisht se kaseta ishte bërë nga shërbimet e vendeve partnere, por në Prokurri, Hoxha ka mohuar atë që ka thënë vetë publikisht, pra që përgjimi të ishte bërë nga shërbimet e vendeve partnere. Kjo është tallja që regjimi vazhdon ti bëjë viktimave të 21 janarit që i çoi si mish për top për qëllimet e veta politike, ndërsa i servir mashtrimet me njerëz që pranojnë të keqpërdoren.

Si mashtroi publikun Artan Hoxha

Ja çfarë deklaroi publikisht para se ta mohonte në. “Komunikimet janë bërë me një radio të veçantë “202 i Tufanit”. Përgjimet janë regjistruar nga vendet aleate, sepse pushteti u sigurua t’i fshinte pamjet”, tha ai.

Reagimi i Berishës

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi dje ser nuk beson se audio-përgjimi, që gazetari Artan Hoxha pretendon të jetë komunikimi i Gardës në 21 Janar, është autentik. Sipas Berishës, pas këtij përgjimi, qëndron Ardi Veliu, drejtues i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, i cili më parë është akuzuar për manipulime të ngjashme në vendngjarje kriminale.

I pyetur gjatë një konference për mediat për urdhrat që gazetari Artan Hoxha thotë se janë në përgjim, Berisha thotë se ky është një makabritet që Rama e bën me familjarët e viktimave.

“Së pari, që unë të komentoj manipulimet e Ardi Veliut, harroje. Por të them këtu, i takon mediave t’i thonë të vërtetën e atij manipulimi. Nuk mund të komentoj unë një… disa tabela shkrimi që paraqiten si audio-përgjim, që nuk u paraqit kund audio. Por dëshmoi qartësisht se është një manipulim dhe falsifikim. Njëlloj si shiriti i 21 Janari që u tha se Berisha ishte implikuar në problemin e hidrocentralit. Gjithçka është krijesë e Ardi Veliut.

About Redaksia

Check Also

Yuri Kim nën hetim në SHBA

Mesditën e së hënës së 17 Marsit 2025 Yuri Kim shkeli për herë të fundit …

Leave a Reply