Shqipëria e 2023, asgjë më ndryshe nga një fshat i harruar ku fshihen kapo-mafia

Nga Alba KEPI

Shqipëria e 2023 asgjë më ndryshe nga një fshat i harruar ku fshihen kapo mafia e ku heshtja e frika pasurom mafiozin e gropos të ndershmin!

Një qese me ushqime, një zarf qindarkash e një vend provizor pune, është qasja politike e pushtetit shqiptar në këtë prag zgjedhjesh lokale 2023.

Një qese me ushqime, një zarf me qindarka e një vend pune, ky është kodi i heshtjes me të cilin mafia në Sicili, Kalabri e kudo në botë, mban lidhur për interesat e saj, në agoni, pa fjalë, pa dinamizëm jete, pa reagim social banorët e një qyteze, komune e të një territori.

Ky është investimi primitiv i strategjisë mafioze, që në një realitet të dëshpëruar ekonomik e social, vë në akt në cdo prag zgjedhjesh në shkëmbim të garancisë për të vënë njerëzit e tyre në bashki, në provincë e rajon.
Kodi i heshtjes thotë “të ndihmova kur kishe nevojë, të përdor për ruajtjen e forcmin e pushtetit tim.”

Pas qeseve të marra, zarfeve e punësimeve të përkohshme, gjithcka hyn në një rreth vicioz heshtje e frike ku ekonomia e politika komandohet nga mafia.

Njerëzit e saj të votuar nga hallexhinjtë e kodit të heshtjes, orientojnë politika, sektorë, strategji ekonomie e afera interesash mafioze.

Po të njëjtën qasja ofron Shqipëria e 2023.
Armata e mafias së pushtetit është vënë në lëvizje në hartimin e listave të të vobektëve të lagjes, zonës e qytetit për të shpërndarë trastat me ndihma, zarfat me qindarka, e për të punësuar të pakënaqurit, të zemëruarit, të dyzuarit mes indiferentizmit e pashpresës.

Kur mungon shteti social , punën e tij e kryen mafia, por kur shteti sillet si mafia, alarmi kombëtar nuk janë ngjyrat politike, por përmbysja e këtij pushteti mafiozë që lëshon qese karitasi e vende pune vetëm pak javë para zgjedhjeve.

Ky kod heshtje hedh në erë atë c’ka kemi më të shenjtë lirinë, individuale, familjare e territoriale.

Vota blehet me trasje të vobektish për të pasuruar miliarderin.
Vota blehet me punësim pastruesish, sanitarësh, kopashtarë e roje, për të mos lëshuar kolltukun atyre që deri sot i la pa punë e pa bukë.

Kjo është Shqipëria e 2023 asgjë më ndryshe nga një fshat i harruar ku fshihen kapo mafia e ku heshtja e frika pasurom mafiozin e gropos të ndershmin!

About Redaksia

Check Also

Tirani ynë drejt frikës së vetmisë! Mallkimi i një kombi!

Arben FEZOLLI Ka kohë që të shoh ,me sy të skuqur dhe çehre vrarë ; …

Leave a Reply