Xhaka flet pasi u shpall futbollisti më i mirë i vitit në Zvicër

Granit Xhaka është zgjedhur mbrëmë futbollisti më i mirë i vitit 2022 në Zvicër. Mesfushori nga Kosova e kurorëzoi kështu një vit fantastik, të cilin e kaloi. Ai ndihet i lumtur për këtë vlerësim, ndërsa i falënderoi të gjithë atë që e ndihmuan të arrinte deri këtu

30 vjeçari u shpërblye kështu nga Federata Zvicerane e Futbollit dhe nga Liga Zvicerane e futbollit për vitin fantastik që e kaloi.

Përfaqësuesi zviceran në këtë garë i mposhti shokët e skuadrës, Yann Sommer dhe Manuel Akanji.

Futbollisti i Arsenalit u shpreh i lumtur që u zgjodh më i miri i vitit.

Në vitin që shkoi, ai shkëlqeu me Arsenalin dhe me Kombëtaren e Zvicrës në Botërorin e Katarit.

“Jam mjaft krenar për këtë çmim. Ju falënderoj të gjithëve. E falënderoj trajnerin, familjen dhe të gjithë ata që besuan tek unë. Tri vjet me parë e preka fundin në Arsenal dhe tash jam atje si lider dhe në majë të tabelës. Çmimi do të thotë shumë për mua”, ka thënë kapiteni i “Helvetikëve”.

Ai synon ta fitojë titullin e kampionit me Arsenalin dhe ta kurorëzojë kështu një sezon fantastik që po e kalon me “Topçinjtë”.

Xhaka u shpall futbollisti i vitit në Zvicër për herë të dytë.

Herën e parë këtë ndjenjë e kishte përjetuar në vitin 2017.

Xhaka ka marrë urime të shumta nga personalitete të ndryshme.

About Redaksia

Check Also

“Dueli i së ardhmes”, në Spanjë të sigurt: Endrick-Yamal, yjet e futbollit botëror!

C.Ronaldo- Leo Messi, dueli i tyre i përjetshëm, dhe ajo që i dy yjet e …

Leave a Reply