Lufta midis planeve të paqes në Ukrainë

Thuajse në të gjitha luftërat, të gjithë konkurrentët deklarojnë se duan paqen dhe se janë të gatshëm të negociojnë. Të kuptohemi, duan paqen e tyre; atë që synojnë të imponojnë edhe me armë. E ka pohuar kohët e fundit zëdhënësi i Vladimir Putinit, Dmitrij Peskov, duke deklaruar se Moska kurrë nuk do t’i pranojë parakushtet për të filluar negociatat e përcaktuara nga të tjerët. Të gjithë e propagandojnë paqen e tyre si të “drejtë” apo gjithësesi si të vetmen e mundshme dhe të pranueshme. Pasi që kundërshtarët nuk i pranojnë në fakt kushte të tilla, i akuzojnë se nuk duan paqen, por vazhdimin e luftës. Shpesh nuk i saktësojnë objektivat e tyre, si në rastin e Moskës në Ukrainë. Sikur ta bënin, kanë frikë se zhbilancohen dhe lidhin duart, duke kompromentuar pozicionet e tyre negociuese. Kështu, deklarojnë objektiva qartazi të papranueshëm për homologen tjetër.

Është ajo që ndodh në Ukrainë me të dyja palët. Kievi paraqet si parakusht të negociatave të paqes tërheqjen komplete ruse nga territoret e pushtuara qysh në vitin 2014, pra edhe Krimenë. Moska do të të njihet sovraniteti i saj mbi 4 provincat e aneksuara nga Rusia pas referendumit të 2022, përveçse mbi Krimenë. Çfarëdolloj marrëveshjeje mbi fillimin e negociatave presupozon pranimin nga ana e Moskës dhe Kievit e një zgjidhje të ndërmjetme midis dy ekstremeve të tilla. Është ajo që kërkon të arrijë Joe Biden nga Volodymyr Zelensky, megjithëse duke e kuptuar se Shtetet e Bashkuara nuk pushojnë së mbështeturi Ukrainën pa e humbur fytyrën.

Duket pra se Putini i ka ridimensionuar objektivat e tij fillestarë. Domethënë se ka hequr dorë nga aneksimi i “vëllezërve ukrainas”, duke u kufizuar t’i ndëshkojë duke i bombarduar për refuzimin e tyre. Fatet e konfliktit do të luhen me rezultatin e rifillimit të paralajmëruar të ofensivës ruse, që mund të fillojë edhe në shkurt. Por nuk duhet përjashtuar që ajo të dështojë apo që të bëhet e pamundur nga sukseset e reja ukrainase. Traktativat e paqes mund të mos kenë pra sukses dhe as të mos fillojnë.

Ndërkaq mbesin pezull çështje kryesore edhe për të ardhmen e pushtetit të Putinit, të tilla si garancitë për sigurinë e Ukrainës (për Emmanuel Macron edhe për Rusinë) dhe problemet e reparacioneve dhe të krimeve të luftës. Nuk duket e mundur për momentin që negociatat të paraprihen nga një “pushtim zjarri”. Do të ishte shumë e favorshme për Rusinë. Do t’i jepte kohën për të stërvitur rezervistët dhe për të riorganizuar njësitë e saj, në mënyrë që të sigurojë më pas ndonjë sukses në terren. Është e vështirë që Moska të pranojë të trajtojë seriozisht në kushtet aktuale të inferioritetit. Siç ndodhi në Kore në vitet ’50 e shekullit të kaluar, gjatë negociatave do të vazhdojnë luftimet. Rezultati i tyre do të kushtëzojë të gjithë procesin e paqes, bile edhe situatën e brendshme në Kremlin.

Këto vërejtje na kujtojnë një pikë konceptuale më të gjerë: në kundërshtim nga sa pohojnë të gjithë, rekursi i armëve dhe i negociatave diplomatike nuk e përjashtojnë njëra tjetrën. Të dyja janë pjesë e politikës. Lufta është vazhdim i politikës me shtojcën e armëve ndaj mjeteve të saj. Gjatë operacioneve luftarake, diplomacia nuk pushon; kushtëzohet nga ecuria e operacioneve. Këto të fundit përcaktojnë zgjedhjet negociuese. Shumë shpesh, arësye politike dhe diplomatike, si edhe propagande të brendshme dhe ndërkombëtare, influencojnë negativisht mbi zgjedhjet strategjike.

Në konfliktin ukrainas një varësi e tillë është më theksuar për rusët. Putini pretendon të drejtojë direkt nga Kremlini forcat e tij dhe është përgjegjës për shumë prej katastrofave të tyre në terren. Kurse krerët ushtarakë ukrainas kanë demonstruar se dinë t’i mbizotërojnë arësyet e tyre ndaj presioneve që sigurisht marrin nga Zelensky, edhe pse duhet të mbajnë parasysh public diplomacy e tij, pjesë thelbësore e infowar gjithnjë e më bashkëekzistuese me operacionet luftarake. Edhe mbështetja ndaj Ukrainës e koalicionit me kryesim amerikan mban parasysh impaktin e faktorëve të ndryshëm nga atë pastërtisht ushtarake. Për Shtetet e Bashkuara, që furnizojnë ¾ e armëve dhe 2/3 e ndihmave të përgjithshme financiare për Kievin (deri më tani kanë transferuar respektivisht 20 dhe 100 miliard dollarë, të cilave do t’u shtohen 2 miliard të tjera në armatime dhe 45 në ndihma, të miratuara kohët e fundit nga Kongresi), mbështetja ushtarake është kushtëzuar nga zgjedhja e mostejkalimit të 2 “linjave të kuqe”: shmangien të dhënies Kievit të mjeteve që mund ta godasin në thellësi territorin rus; të reduktojnë rrezikun e escalation, duke i kufizuar jo vetëm cilësinë, por edhe sasinë e ndihmave, në mënyrë që t’i vënë ukrainasit në kushtet që t’u rezistojnë rusëve, por jo t’u imponojnë atyre një humbje poshtëruese.

Gjatë “vizitës rrufe” të Zelensky në Uashington të dhjetorit të kaluar, kufizime të tilla janë theksuar nga Biden dhe justifikuar edhe me nevojën e tij për ta mbajtur të bashkuar koalicionin ku bëjnë pjesë shtete, si Franca dhe Gjermania, të preokupuara nga një kolaps i mundshëm rus, ndjekur nga një situatë kaosi të brendshëm (fragmentimi i Rusisë në më shumë se nja 80 Oblast do të ishte shumë më kaotike se ajo e Bashkimit Sovjetik me 15 republikat që e përbënin).

Vizita ka qenë një sukses i madh për Biden, që po lëpin akoma plagët e rikthimit katastrofik nga Afganistan, ama jo për presidentin ukrainas, edhe pse është pritur me të gjitha nderimet dhe ka siguruar pikërisht edhe një paketë të mëtejshme ndihmash (midis të cilave edhe një bateri Patriot kundërajrore/kundërraketore). Nuk ka qenë sukses sepse Zelensky nuk ka siguruar mbështetjen eksplicite të Shteteve të Bashkuara për tërheqjen e plotë ruse nga të gjitha territoret e pushtuara edhe në 2014 (përfshi Krimenë), as armët me rreze të gjatë në gjendje të godasin bazat e raketave dhe të dronëve me të cilat Rusia po shkatërron sistemin elektrik ukrainas, as një sasi të re armatimesh dhe municionesh në gjendje që t’i paraprijnë ofensivës nga shkallë të gjerë që rusët po përgatisin. Veç kësaj, Zelensky nuk ka arritur të siguroj mbështetjen e pakushtëzuar të parlamentarëve republikanë, që nga janari kanë shumicën në Kongres. Mbi gjysma e tyre kanë thënë se nuk e kanë ndërmend t’i japin Ukrainës një “çek të bardhë”, por se duan t’i vendosin në Uashington kompromiset që do të jenë të nevojshme për çdo marrëveshje paqeje. Pozicioni i anshëm i Partisë Republikane nuk buron edhe aq nga fantazitë e Donald Trump (e të Macron) për t’i përmirësuar raportet me Moskën për ta larguar nga Pekini, sesa nga prirja tradicionale e GOP pr të kufizuar shpenzimet federal dhe nga reflekset izolacioniste të saj.

Ndërkaq, një e dhënë faktike ka rezultuar e papraktikueshme (siç edhe ishte e parashikueshme) edhe një armëpushim i Krishtlindjes. Nuk dihet, për më tepër, cilën Krishtlindje të zgjedhësh. Gjysma e ukrainase, në ankthin e tyre për t’u çliruar nga gjithçka që është ruse, nuk e feston më 17 janarin, sipas kalendarit gregorian të adoptuar nga Patriarkana e Moskës, por 25 dhjetorin siç bëjnë katolikë dhe protestantë sipas kalendarit gregorian.

Me nisjen e tij për t’u kthyer në Kiev, Zelensky ka pohuar se do ta riformulojë planin e tij të paqes me 10 pika, që kishte propozuar në fundin e nëntorit. Sigurisht që e ka bërë nga presionet e Biden. Deklaratës së tij i ka bërë jehonë ajo e ministrit të tij të Jashtëm Dmytro Kuleba, se donte të organizonte së shpejti një konferencë ndërkombëtare paqeje në Ukrainë nën egjidën e Kombeve të Bashkuara. Rusia nuk do të mund ta akuzojë më Ukrainën se nuk dëshiron të negociojë. E gjithë konkurrenca midis propozimeve të ndryshme të traktativave të paqes është “pasuruar” nga njoftimi i sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken, që ia ka propozuar planin e tij të paqes G-7, Kinës dhe Turqisë.

Për sa gjenerik, vetë Putini ka deklaruar se të gjitha luftërat përfundojnë gjithmonë me traktativa. Kjp dalje e fundit – përjashto ironinë e ngjallur nga përdorimi i termit “luftë” në Ukrainë, fakt për të cilin qindra rusë janë në burg pse e kanë përdorur në vend të “operacionit ushtarak special” – duket se sugjeron që rezultatet e takimit në Pekin më 21 dhjetor midis Dmitry Medvedev dhe Xi Jinping kanë qenë katastrofikë për Rusinë. Duke pranuar, po jo dhënë, se nuk ka qenë i vetëdijshëm, Putin ka kuptuar se “partneriteti pakufi” i premtuar nga Kina ka në fakt limite dhe shumë kufizime, se edhe Moska nuk do të mund të mbështetet më tek Pekini, i preokupuar se nuk do të goditet nga sanksione ekstraterritoriale amerikane.

Nëse do të koordinohet, siç e konsideroj të mundur, si me Pekinin, ashtu edhe me Kievin, “plani Blinken” do të përbëjeë një bazë të qëndrueshme për një negociatë serioze. Ajo nuk do të ketë të bëjë vetën me zgjidhjen territoriale kontigjente të Ukrainës, por të zgjerohet edhe mbi kushtet e sigurisë jo vetëm në atë vend, por edhe të gjithë Europës dhe ndoshta të Eurazisë. Sigurisht që do të jetë e vështirë për Rusinë, pa presione shumë të forta kineze, “ta gëlltisë bretkocën”. Gjithësesi, do të duhet ta bëjë në rast mossuksesi të ofensivës së saj. Çdo herë që do të zgjidhej në një humbje të re, Rusia do të duhet t’i pranojë kushtet që do t’i imponohen. Megjithatë, do të rezultojë e ridimensionuar dhe faktikisht tashmmë është. Jo aq për meritë të ukrainasve dhe as të Perëndimit që e ka ruajtur kohezionin e tij përtej çdo parashikimi optimistik sesa prej gabimeve të kryera nga Putini, që ka nxjerrë në dritë dobësitë edhe ushtarake të Rusisë.

Pavarësisht nga sa thonë shumë analistë të improvizuar strategjikë apo rektorë të një pacifizmi sallonesh, një sukses i mëtejshëm i forcave ukrainase përbën mjetin e vetëm të sigurtë të promovimit të paqes. Kush e dëshiron vërtet fundin e tmerreve të asaj lufte të frikshme nuk mund t’i tërhiqet përgjegjësive për ta furnizuar Kievin me armë që të fitojë kur pas disa javësh do të rifillojnë luftimet në shkallë të gjerë.

(Carlo Jean është një lektor i Gjeopolitikës në Geopolitics në LINK Campus University – Rome dhe President i Qendrës për Studime Gjeopolitike Ekonomike)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

 

About Redaksia

Check Also

Si nisi revolta e Qafë Barit më 22 maj 1984

Nga Bedri BLLOSHMI Revolta në burgun e Qafë Barit nisi më 22 maj 1984. Atë …

Leave a Reply