Mega-skandali/ Berisha publikon foton: Rama me këshilltarin e tij Dorian Duçka në Kiev!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar një foto që e thellon edhe më shumë skandalin e përfshirjes së Ramës në skandalin e arrestimit t ëish-zyrtarit të FBI. Kryeministri shqiptar, Edi Rama e mori edhe në Kiev Dorian Duçkën, këshilltarin e tij, të përfshirë në mega-skandalin e shpërthyer në SHBA.

Por ndërsa kjo histori po kthehet në çështje të sigurisë në SHBA, për shkak se personi i lidhur me Ramën dhe Duçkën, ka punuar për rusët, skandali është denoncuar nga Berisha. Ai sjell foton ku Dorian Duçka shihet duke shëtitur në Kiev bashkë me Edi Ramën.

“Rama me këshilltarin e tij Dorian Duçka në Kiev!

Ps. Personi në cep majtas me shishe në dorë është famozi Dorian Duçka”, shkruan Berisha.

Skandali qëndron në faktin se dy persona, të lidhur me një zyrtar të kompromentuar nga rusët, shëtisin nëpër rrugët e Kievit dhe takojnë zyrtarët më të lartë ukrainas në kohën kur Rusia vazhdon një luftë pushtuese ndaj këtij vendi.

About Redaksia

Check Also

Teliti thirrje policisë: Na lejoni të futemi në bashki, jemi këshilltarë të zgjedhur nga qytetarët!

Këshilltari i opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti në protestën para bashkisë së …

Leave a Reply