Pas sanksioneve amerikane, oligarku rus mori nga Rama 20 milionë euro tendera, kompania…

kompania shqiptare “Trema Engieenering 2”, e kontrolluar nga shoqëria austriake “Strabag AG”, edhe kjo e fundit në pronësi të Oleg Deripaska, ka përfituar edhe të paktën tre kontrata nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, me vlerë totale rreth 20 milionë euro.

Kontratat janë fituar gjatë periudhës 2020-2021, në një kohë që Oleg Deripaska ishte sanksionuar nga Departamenti Amerikan i Thesarit për lidhjet e tij me regjimin e Vladimir Putinit. Dokumentet zyrtare tregojnë se Fondi Shqiptar i Zhvillimit, nën drejtimin e Dritan Agollit, në prill të vitit 2020, ka shpallur fitues kompaninë “Trema Engieenering 2” në tenderin me fond rreth 2 milionë euro për ndërtimin e rrjetit rrugor dhe infrastrukturor të Bashkisë së Shijakut, në kuadër të procesit të Rindërtimit.

Gjatë vitit 2021, kompania “Trema Engieenering 2” është shpallur fituese e tenderave për rikonstruksionin e rrjetit rrugor në aksin Peshkëpi-Selenicë në Vlorë dhe rikonstruksionin e rrjetit të ujësjellësit Korçë-Përrenjas, me vlerë totale rreth 18 milionë euro. Në dy prej këtyre procedurave rezulton se “Trema Engieenering 2” nuk ka pasur ofertën më të ulët.

Gjithashtu, kompania shqiptare e oligarkut rus është projektuese e fshatit turistik “Thymos” në Himarë. Këshilli i Rregullimit të Territorit, nën drejtimin e Edi Ramës, miratoi në Tetor 2019 lejen e ndërtimit për resortin “Thymos”, me investitor biznesmenin shqiptar, Ilir Trebicka, i cili më herët ka qenë ortak me Oleg Deripaska.

About Redaksia

Check Also

Institucion apo Prostitucion?

Ylli DYLGJERI Dëgjojeni në Pod kast…po sjeni ende të velur me Ramën. Ose, dëgjojeni dhe …

Leave a Reply