Afera Rama-McGonical, Berisha paralajmëron protestën më të madhe dhe të fuqishme: Nuk e pranojmë si Kryeministër

Kryetari i PD, Berisha paralajmëron protstën më të madhe dhe të fuqishme ndaj aferës Rama-Mcgonical. Kryetari i PD-së Sali Berisha deklaroi sot në komunikimin e përjavshëm me gazetarët se Edi Rama e ka shndërruar Tiranën, zyrën e tij, në një kënetë të vërtetë korruptive.

Berisha foli për çështjen “McGonigal”, zyrtarit të FBI-së, mik i kryeministrit shqiptar, duke theksuar se Rama ka përdorur edhe paraardhësin e tij kundër opozitës.

” McGonigal jo rastëssiht ka zgjedhur Tiranën. Megjithatë unë i bëj thirrje FBI-së dhe Kongresit të SHBA, të hetojnë me seriozitetin më të madh se cilat janë pikat që bashkuan Edi Ramën me McGonigal. kush e solli, kush e rekomandoi, kush qëndron në mes të këtij akti makabër ndaj një vendi partner, ndaj SHBA.
Shtoj këtu se në grupin e personave që hetohen nga pala amerikane është edhe parardhësi i McGonigal, Lou Bladel, i cili ka kontrata të firmosura me qeverinë e Edi Ramës.
I cili rezulton të jetë i implikuar direkt, sipas të dhënave, në betejat kundër opozitës. I bëj thirrje edhe njëherë Kongresit të SHBA dhe FBI-së, të hetojnë të gjitha veprimtaritë e McGonigal dhe paraardhësit të tij”, tha Berisha.

Sipas tij, gjykata amerikane e konsideron qeverinë shqiptare një çerdhe korrupsioni

“Gjithashtu dua të sjell në vëmendjen e madhe se Juria e Madhe e San Françiskos, që ka urdhëruar hetimin e çdo regjistrimi, materiali, dokumenti, personi, përfshi këtu telefonat, emailin, aplikacionet e enkriptuara, mesazhet zanore, midis Charles McGonigal për pikat që vijojnë:
Agron Nezës, Tomas Fitzgerald- bashkëpunëtor i McGonigal, Lou Bladel- i kontraktuar nga Edi Rama për veprimtari me pamje të parë policinë, por në fakt kundër opozitës, qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe çdo personi të lidhur me qeverinë e Republikës së Shqipërisë.

Imagjinoni se çfarë çerdheje, çfarë votre korruptive e konsideron gjykata amerikane qeverinë e Shqipërisë, çdo personi të lidhur me qeverinë këtu, përfshi këtu dhe jo vetëm kryeministrin Edi Rama.

Çdo lloj dhurate, pagese për Charles McGonigal nga Agron Neza, Dorian Duçka apo person tjetër i lidhur me qeverinë e Shqipërisë”, u shpreh kreu i PD.

Berisha përsëriti vendosmërinë e PD për të udhëhequr revolucionin demokratik dhe përmbysjen e këtij regjimi. “Akuzat më konkrete ndaj McGonigal janë në dosjen shqiptare.
Çdo shqiptar e ka të qartë se ky kryeministër është turpi, është faqja e zezë e këtij vendi dhe do mbetet i tillë në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane.
Ndaj siç kam deklaruar, përsëris edhe njëherë vendosmërinë e PD për të udhëhequr revolucionin demokratik dhe përmbysjen e këtij regjimi me një lëvizje të fuqishme popullore të paparë ndonjëherë në Shqipëri.

PD do të krijojë komision hetimor parlamentar me qëllimin e bashkëpunimit të ngushtë me autoritetet e SHBA për zbardhjen në çdo detaj të kësaj afere që ka tronditur SHBA, NATO-n dhe gjithë botën e lirë.
PD po mbledh dhe do dërgojë të gjithë informacionin se në shkelje flagrante të sanksioneve ndaj mikut të tij, oligarkut të Putinit, Deripaska ka vazhduar aktivitetin i pashqetësuar për katër vite që nga momenti i vendosjes së sanksioneve, nga viti 2018 deri në vitin 2022, i paturbuar. Me lobimin apo jo të Charles McGonigal këtë duhet ta sqarojë drejtësia e SHBA. Por ne jemi të vendosur të japim kontributin tonë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Bota foli për 11 Majin, tani është radha jonë

Gjin GJONI Vetëm me një shikim të shpejte dhe nisur nga konstatimet e terminologjia e …

Leave a Reply