Berisha: Gjykata amerikane e konsideron qeverinë shqiptare një çerdhe korrupsioni

Kreu i PD, Sali Berisha tha gjatë konferencës për shtyp se, Gjykata amerikane e konsideron qeverinë shqiptare një çerdhe korrupsioni.

“Gjithashtu dua të sjell në vëmendjen e madhe se Juria e Madhe e San Françiskos, që ka urdhëruar hetimin e çdo regjistrimi, materiali, dokumenti, personi, përfshi këtu telefonat, emailin, aplikacionet e enkriptuara, mesazhet zanore, midis Charles McGonigal për pikat që vijojnë:

Agron Nezës, Tomas Fitzgerald- bashkëpunëtor i McGonigal, Lou Bladel- i kontraktuar nga Edi Rama për veprimtari me pamje të parë policinë, por në fakt kundër opozitës, qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe çdo personi të lidhur me qeverinë e Republikës së Shqipërisë.

Imagjinoni se çfarë çerdhejr, çfarë votre korruptive e konsideron gjykata amerikane qeverinë e Shqipërisë, çdo personi të lidhur me qeverinë këtu, përfshi këtu dhe jo vetëm kryeministrin Edi Rama.

Çdo lloj dhurate, pagese për Charles McGonigal nga Agron Neza, Dorian Duçka apo person tjetër i lidhur me qeverinë e Shqipërisë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Edhe diaspora në Londër ngrihet në protestë, thirrje Ramës për dorëheqje

Qindra qytetarë shqiptarë janë mbledhur në Londër për të zhvilluar një protestë të fuqishme kundër …

Leave a Reply