Berisha: Rama përdorur edhe paraardhësin e McGonigal kundër opozitës

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Rama përdorur edhe paraardhësin e McGonigal kundër opozitës

Edi Rama e ka shndërruar Tiranën, zyrën e tij, në një kënetë të vërtetë korruptive. Berisha th se, i bën thirrje FBI-së dhe Kongresit të SHBA, të hetojnë me seriozitetin më të madh se cilat janë pikat që bashkuan Edi Ramën me McGonigal.

“McGonigal jo rastëssiht ka zgjedhur Tiranën. Megjithatë unë i bëj thirrje FBI-së dhe Kongresit të SHBA, të hetojnë me seriozitetin më të madh se cilat janë pikat që bashkuan Edi Ramën me McGonigal. Kush e solli, kush e rekomandoi, kush qëndron në mes të këtij akti makabër ndaj një vendi partner, ndaj SHBA.

Shtoj këtu se në grupin e personave që hetohen nga pala amerikane është edhe parardhësi i McGonigal, Lou Bladel, i cili ka kontrata të firmosura me qeverinë e Edi Ramës.

I cili rezulton të jetë i implikuar direkt, sipas të dhënave, në betejat kundër opozitës. I bëj thirrje edhe njëherë Kongresit të SHBA dhe FBI-së, të hetojnë të gjitha veprimtaritë e McGonigal dhe paraardhësit të tij”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Dokumenti/ Veliaj, 300 mijë euro kapar avokatëve amerikanë, Departamenti i Shtetit jep detajet…

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pagoi 300 mijë dollarë kapar për studion ligjore …

Leave a Reply