Berisha: Shqipëria po zien në një revoltë të thellë! Edi Rama është zhdukur!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha gjatë konferencës për shtyp se, një revoltë e thellë ka përfshirë dhe po përfshin qytetarët e Tiranës dhe Shqipërisë. Berisha tha se, Edi Rama është zhdukur prej 48 orësh.

“Tirana po zien, një revoltë e thellë ka përfshirë dhe po përfshin qytetarët e Tiranës dhe Shqipërisë.

Një revoltë e cila, pa diskutim do shpërthejë me fuqinë më të madhe politike dhe qytetare për largimin me urgjencë nga skena politike, de facto kryeministrit më të korruptuar të planetit, i cili, ia ka mbathur.

Është zhdukur prej 48 orësh. Ka fluturuar me Ismailin apo jo, këtë nuk kemi asnjë lajm. Është nisur te padrino i tij, Xhorxh Soros për të kërkuar ndihmë, apo gjetiu, nuk kemi asnjë lajm. Sepse në kodin e mafies, lajmet nuk pipëtijnë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Dosja që do të çojë Ramën në qeli!

Një protestues gjatë fjalës së tij para Kryeministrisë tha se, libri “Albanian Files”, do të jetë …

Leave a Reply