A implikohet Rama penalisht nga fakti që ka njohur McGonigal?
Fatos Dervishi: Njohja që mund të kesh me njerëz të tjerë, nuk përbën vepër penale për sa kohë që personalisht nuk tërhiqesh në aktivitet që ti e di që nga natyra janë aktivitet i kundërligjshëm.
Në këtë rast kryeministri është takuar me McGonigal gjatë vizitave të këtij të fundit në Tiranë ose të kryeministrit në Nju Jork. Këto takime nuk mund të konsiderohen veprime të kundërligjshme.
Ajo që mund të komplikojë situatën, është nëse Prokuroritë Federale në të dy distriktet të kenë informacione që palët (pra kryeministri, McGonigal, Personi A dhe Personi B) të kenë hyrë në marrëveshje që McGonigal të krijonte dosje apo të lançonte investigime për llogari të kryeministrit apo partisë që ai drejton.
Por kjo ngelet në kuadrin e akuzave që McGonigal i atribuohen në këtë moment. Por duke lexuar instrumentin me akuza ndaj McGonigal del se Personi A dhe Personi B kanë dhe informacione të detajuara për të gjithë periudhën që bëhet fjalë.