Igli Cara me banorët e mbetur pa shtëpi: Të dëmtuar jo vetëm prej tërmetit, por edhe prej babëzisë

Kandidati i opozitës për bashkinë e Durrësit, Igli Cara dëgjoi sot shqetësimin e madh të qytetarëve që enden rrugëve pa shtëpi prej gati tre vjetësh, që nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, pasi pallatet e tyre me të çara as nuk kanë nisur të rikonstruktohen nga i ashtuquajturi “Rindërtim”. Të ngrirë “si mishi në frigorifer”, qe krahasimi që përdorën këta banorë për hallin e tyre që askush nuk i ka dhënë zgjidhje.

“Të ngrirë në kohë ndihen banorët e ndërtesave të dëmtuara nga tërmeti, ende pa një zgjidhje, edhe sot e kësaj dite, – vërejti Cara në shënimin e tij në Fb duke treguar gjendjen e ndërtesave.

“Të dëmtuar jo vetëm prej tërmetit por, edhe prej babëzisë për fitime të shpejta nga oligarkë e ndërtues me shpatulla të ngrohta prej “vëllait” Kryeministër, duke ndërtuar jashtë çdo standardi.

Të lodhur e të munduar prej ecejakeve pa zgjidhje nëpër zyra të shtetit, të prokurorisë dhe të bashkisë, ku përballen me arrogancën, absurditetin, korrupsionin dhe paaftësinë endemike, me vështirësitë e mbylljes së muajit dhe një bonusi qiraje të pamjaftueshëm, me pasigurinë për fatin e familjeve të tyre.

Nuk janë të vetmit në Durrës, të cilët vuajnë në kurrizin e tyre papërgjegjshmërinë e një qeverisjeje, që meriton të ndëshkohet me votën tonë – qytetarë të ndershëm dhe punëtorë të Durrësit dhe gjithë Shqipërisë”, theksoi Cara në përfundim.

About Redaksia

Check Also

Shqipëria po përjeton një katastrofë që po kërcënon të ardhmen!

Nga Nikola KEDHI Shqipëria po përjeton një katastrofë demografike, që po kërcënon të ardhmen e …

Leave a Reply