Alizoti: Rama mund të thirret nga Kongresi Amerikan! Protesta nuk duhet të ndalet!

Deputeti i Partisë Demokratike Tomorr Alizoti, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24 me gazetaren Nisida Tufa, është shprehur me tone të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama, duke u shprehur se është përfshirë nga skandalet e panumërta.

Sipas Alizotit, protestat nuk duhet të ndalen, duke theksuar se opozita sot është në kushtet për të treguar nëse është vërtet opozitë apo është qesharake. Sakaq ai shtoi se në vend nuk funksionon as Parlamenti, as gjykatat.

“Protesta do të rrisë presionin ndaj një njeriu që e kemi në ankth. Kryeministri sot nuk e njeh parlamentin dhe ai duhet të përgjigjet. Një nga aleatët më të rëndësishëm janë amerikanët dhe kush mban kosto për çështjen McGonigal. Kryeministri fshihet. Protesta duhet të vazhdojë në këndvështrimin tim. Protesta, bllokimi realizon ardhjen e zgjedhjeve. Duhet të jetë zemërim, jo fjalim. Duhet të bllokojë dhe izolojë kryeministrin që të marrë përgjegjësi”, tha Alizoti.

Pyetje: A ekziston një shkresë e zotit Bardhi drejtuar Berishës për negociata?

Tomor Alizoti: Se di këtë. Kriza e opozitës në këtë situatë është e tejkaluar. Por mendoj që kriza që ka kapur Shqipërinë nuk është më çështje KQZ-je. Nëse opozita e ndarë nuk merr përgjegjësinë e saj do të zëvendësohet nga ky popull. Kryeministri do të jetë në Kongresin Amerikan. Hetimi ka kaluar në Kongres, dhe ka të drejtë të thërrasë edhe kryeministrin. Opozita s’ka luks të merret me KQZ.

Pyetje: A ka një zbutje të toneve mes dy grupimeve?

Tomor Alizoti: Në parlament kam vënë re se të gjithë demokratët kanë rënë dakord se duhet të jenë të unifikuar. Njerëz anonimë kanë nëpër shtëpi 1 mln euro. Përse nuk ka hetim për kryeministrin? Ku është drejtësia shqiptare!? Për t’i mbushur burgjet me fukarenj!?Ky vend i ka dhënë Europës njerëzit më të shtrenjtë.

Më tej Alizoti e ka quajtur arrestimin mbrëmjen e djeshme të ish-zyrtares së kryeministrit Alda Klosi, një tentativë për të hequr vëmendjen nga çështja “McGonigal”.

Alizoti u shprehu se kryeministri Edi Rama është gati të bëjë gjithçka, madje të fshihet edhe poshtë tavolinës, vetëm për të mos dhënë llogari për skandalin “McGonigal”. Komentet Alizoti i bëri gjatë një interviste për News 24, ku tha se Rama mund të thirret edhe në Kongresin Amerikan për këtë aferë dhe sipas tij, kryeministri është nën hetim në SHBA.

Ai shtoi se mendon se kriza brenda opozitës është e tejkaluar dhe duhet të vijojnë protesta masive deri në rrëzimin nga pushtetit të qeverisë së Edi Ramës.

“Mediat rrezikohën, siç e dini edhe ju vetë. Ato media që e bëjnë, e bëjnë me kosto shumë të mëdha. Juve e keni provuar dhe keni marrë kosto. Demokracia ka kosto. Por një pjesë të mëdhe të mediave ai i ka blerë. Mos e prano postin e kryeministrit kur nuk mban dot përgjegjësinë. Kriza e tejkalon PD-së. Kriza është ndër krizat më të mëdha të këtij shteti.

Opozita nëse nuk do të arrijë dot të bllokojë këtë njeri që ka zgjedhur të mos jetë më kryeministër. Protesta të vazhdueshme për të mos e lejuar Ramën për të hyrë në Parlament. Protesta do rrisë presionin ndaj një njeriu që është në ankth. Protestat janë elementi më demokratik.

Kryeministri sot nuk e njeh Parlamentin, duhet të përgjigjet për punën e tij. Kush mban kosto për përbaltjen e emrit të shqiptarëve nëpër botë. Kryeministri nuk jep shpjegim për asgjë nga çështjet që lidhen me McGonigal. Rama është gati të futet poshtë travolinës vetëm të mos marrë përgjegjësi. Protesta duhet të jenë “non stop”. Duhet të vazhdojnë në çdo moment.

Ndërrimet e pushteteve ndodhin përmes votave. Protesta duhet të prodhojë zgjedhje të parakohshme, duhet të ketë zemërim, jo recitim. Duhet të bllokojë dhe izolojë kryeministrin, i cili duhet të marrë përgjegjësi për këto që kanë ndodhur.

Mendoj se kriza e opozitës është e tejkaluar. Mendoj që kriza që ka kapur sot Shqipërinë, nuk është më çështje proceduriale. Nëse opozita nuk do marrë përgjegjësinë e saj, ajo do të zëvendësohet nga ky popull. Rasti i kryeministrit do të jetë në Kongresin Amerikan. Kongresi përmes “Sepina” mund të thërritet në Kongresin Amerikan. Ka një zbutje të toneve mes dy grupimeve të PD-së. Opozita merr problemet dhe shqetësimet e një shoqërie dhe i shndërron në kaos. Parlamenti nuk funksionon.

Ku është gjykata që nuk funksionon, pse nuk ka hetime për Ramën, i cili përmendet 14 herë në dosjen e SHBA-së. Ku është drejtësia, për të kapur hallexhinjtë. Ky vend i ka dhënë Europës njerëzit më të shtrenjtë, i ka dhënë të rinjtë e saj. Rama bën edhe ca batuta të shëmtuara të viteve 90’ dhe pretendon të qëndrojë në pushtet. Unë e ndjej dhe shikoj që situate në Shqipëri e ka kaluar çështjen partiake. Për mua protesta nuk është e nevojshme thjeshtë për të qenë massive, por duhet të jetë afatgjatë. Duhet të ketë njerëz të zemëruar. Kryeministri duhet të ketë frikë të dalë nga zyra. Si ka mundësi që gazetarët jetojnë në vila miliona euro”, u shpreh Alizoti.

About Redaksia

Check Also

Ai që bleu Lulin nuk e ka për gjë të blejë edhe një “Lule” në Vlorë

Atird Hoxhës: I braktisur edhe nga të tijtë, pasi mbushi listën e Vlorës me kandidatë …

Leave a Reply