Berisha: Arben Tigri është nën mbrojtjen e plotë të SKAP-it dhe Edi Ramës

Një qytear i bëri pyetje kryetarit të PD, Sali Berisha gjatë komunikimit Live, përse nuk arrestohet ish-ministri Arben Ahmetaj për skandalin e Inceneratorëve? Berisha tha se, Arben Tigri nuk arrestohet sepse është nën mbrojtjen e plotë të SKAP-it dhe Edi Ramës.

“Për Arben Tigrin, Sali Berisha dhe opozita ka folur më shumë se për çdokënd tjetër.

Por Arben Tigri është nën mbrojtjen e plotë të SKAP-it dhe Edi Ramës.

Sepse një qime floku po i lëvizi atij, bie Edi Rama dhe vetë SPAK-u që është i përvëluar nga paratë e inceneratorëve.

Sali Berisha dhe opozita nuk do kursejë asnjë njeri në këtë përpjekje”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Skandali-Rama/ Emëron Sekretar të Përgjithshëm njeriun e parajsave fiskale dhe mafies së basteve

Ndërkohë që Edi Rama dhe Toni Gogu i thonë Evropës me zë të lartë se …

Leave a Reply