Berisha: Reformim të sistemit të drejtësisë. Ndërhyrja do nisë me referendum

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Reformimi i sistemit të Drejtësisë, nxjerrja e tij jashtë reformës së Xhorxh Sorosit, që e kam cilësuar se është një nga aktet më madhore të korrupsionit ndërkombëtar, do ndodhë me referendum.

“Reformimi i sistemit të drejtësisë, nxjerrja e tij jashtë reformës së Xhorxh Sorosit, që e kam cilësuar se është një nga aktet më madhore të korrupsionit ndërkombëtar, ajo do ndodhë.

Nuk ka deklaratë që mund të maskojë dështimin e plotë të kësaj reforme.

Kjo ndërhyrje do fillojë me një referendum popullor. Më pas në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtare, ne do ndërhyjmë me reformë të thellë në këtë sistem, që t’ia kthejmë drejtësinë ligjit, që ajo të jetë e pavarur nga guvernatorë dhe mafia ndërkombëtare”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Spiropali ja plas në sy Ramës/ “Shteti duhet të ndahet nga Partia, të korruptuarit në burg”

Rama propozoi përjashtimin e Spiropalit nga partia, ndërsa nuk dinte se mbi ç’bazë ligjore po …

Leave a Reply