Berisha: Zgjedhja e kandidatëve për këshilltarë bashkiakë duhet të bëhet me primare

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, zgjedhja kandidatëve për këshilltarë bashkiakë, unë besoj se, duhet të bëhet me primare.

“Po punohet, por një vështirësi ekziston në procedurën e kandidatëve për këshilltarë bashkiakë.

Zgjedhja e tyre unë besoj se duhet të bëhet me primare. Natyrisht në këtë rast, komplikimet janë më të mëdha.

Sepse, po marrim Tiranën ose një rreth tjetër. Nëse do ndjekim përfaqësimin, mund të ndodhë që nga lista të dalë një këshilltar që ka marrë 1 mijë vota dhe me listë të listohet një këshilltar që ka marrë 100 vota vetëm për shkak të zonës që përfaqëson.

Ky është një problem i shumanshëm. Juristët kanë një debat të shëndetshëm për këtë procedurë dhe ne po përpiqemi të marrim eksperiencën e të tjerëve për të bërë realitet zgjedhjen e këshilltarëve në gjithë Shqipërinë”, Berisha.

About Redaksia

Check Also

Video/ Chris LaCivita mesazh Ramës: Jam rrugës për në Shqipëri! Ta bëjmë sërish Shqipërinë Madhështore!

Chris LaCivita, kryestrategu i rikthimit të Donald Trump si Presidenti i 47-të i SHBA, ka …

Leave a Reply