Boçi: PS gjyq politik ndaj deputetëve të PD për t’i mbyllur gojën opozitës!

Kryetari i Grupit parlamentar të PD, Luçiano Boçi deklaroi se kërkesa absurde e disa deputetëve të PS për përjashtimin e tetë kolegëve të PD-së që bllokuan seancën e fundit parlamentare për të kërkuar fjalën, nuk ishte tjetër përveçse një gjyq politik me urdhër politik nga kryeministri Edi Rama për të fikur zërin e opozitës, zërin e qytetarëve.

“Ne kemi kërkuar që ky “gjyq politik” për përjashtimin e tetë deputetëve të PD të zhvillohet i hapur ndaj mediave me qëllim që opinioni publik, zgjedhësit, të dëgjojnë deputetë, argumentet e tyre, për një kërkesë absurde të disa deputetëve të PS, me urdhër politik, në vazhdën e synimeve dhe qëllimeve të Edi Ramës për t’i mbyllur gojën opozitës, në atë përpjekjen që është shfaqur tashmë, të tijën, personale dhe politike për eliminimin e opozitës, të pluralizmit, të flasë së lirë.

E ka bërë me ndërkombëtarët, skandali ka plasur me McGonigal, e ka bërë në vazhdimësi përgjatë këtyre dhjetë viteve me një terror politik të paparë dhe vazhdon ta bëjë në parlament duke kërkuar të fikë zërin e qytetarëve sepse zëri i deputetëve është zëri i qytetarëve”, tha Boçi.

About Redaksia

Check Also

Trump nis shpalljen “non grata” të kukullave të Soros, kush e ka radhën pas ish-presidentes së Argjentinës?

Shtetet e Bashkuara shpallën sot Non-Grata ish-presidenten e Argjentinës Cristina Fernández de Kirchner. Në vitin …

Leave a Reply