Asnjë ashensor nuk bie nëse ka mbingarkesë!
Redaksia
February 8, 2023
Aktualitet
10 Views
Nga Ilir ALIMEHMETI

Asnjë ashensor nuk bie nëse ka mbingarkesë!

Ky është thjesht mit i pavërtetë!

Fakt: nëse ka mbingarkesë, ashensori nuk niset, dyert mbeten të hapura dhe bie një sinjal alarmi.

Fakt: Ashensori mbahet nga disa kavo dhe mjaton vetëm një prej tyre për të mbajtur peshën.

Burimi: Departamenti i Punës dhe i Industrive i Kanadasë)

Ka shumë rëndësi ta konsiderojmë me seriozitet këtë këmbanë alarmi pasi dhjetëra mijëra familje përdorin përditë ashensorët.

Rasti duhet hetuar në detaj qoftë nga ana teknike, ashtu edhe nga ana e përgjegjësisë, për të përmirësuar parandalimin e humbjeve të jetëve dhe të shëndetit.

Administratori duhet t’ua kërkojë përgjegjësinë teknikëve dhe jo familjarëve. Është krejt e mundur që administratori të jetë krejt në rregull me procedurat, por teknikët mund të mos kenë punuar si duhet.

A ka Bashkia një listë publike të firmave eksperte të mirëmbajtjes të çertifikuara?

A mban Bashkia një inventar të performancave të dobëta të administratorëve apo të firmave të mirëmbajtjes?

A mund të bëhen publike që të minimizojmë risqet në të ardhmen?

Arsyeja e hetimit të hollësishëm duhet bërë për të parandaluar raste të ngjashme që mund të burojnë që nga procesi i zgjedhjes së gabuar të administratorit, te përzgjedhja e gabuar e firmës së mirëmbajtjes e deri te gabimi njerëzor i teknikëve.

Diku problemi është! Duhet zbuluar.

Jeta dhe shëndeti janë të parat!

Shërim të shpejtë të plagosurve, e le të falenderojmë që nuk pati humbje jete!