Lehtësia e papërballueshme e gënjeshtrës

Nga Elona CASLLI

Duket se platforma Aktivisti, e nxjerrë së fundmi nga furra rilindase, nxjerr gjithmonë e më shumë në pah lehtësinë e papërballueshme të gënjeshtrës së Erion Veliajt.

Platforma Aktivisti, e cila instalohet në telefonin e çdo patronazhisti apo skllavi vullnetar, synon që të krijojë një panoramë, ku Veliaj të shfaqet si personazh i ndjekur në rrjetet sociale.

Çdo patronazhist apo skllav vullnetar duhet të pëlqejë, të komentojë dhe të shpërndajë çdo postim të Veliajt,në mënyrë që të krijohet iluzioni se kryebashkiaku është një personazh që gëzon mbështetje nga publiku.

Në një postim të Veliajt, ku ky i fundit njoftonte se do të ishte në një intervistë me Sokol Ballën, kemi shifrat e mëposhtme;

562 veta e kanë pëlqyer postimin, 122 e kanë komentuar, 366 e kanë shpërndarë por Live që e shohin janë 88 njerëz.

Shifrat e mësipërme janë fytyra e Veliajt, pasi çdo njeri me mend në kokë e di fort mirë që akti i shpërndarjes së një postimi, do të thotë se shpërndarësi jo vetëm është i interesuar për postimin, por e shpërndan në menyrë që t’i japë zë edhe në profilin e tij, që postimi të marrë vëmendje të shtuar.

Nga shifrat e reagimeve në postimi lindin pyetjet;

  1. Si ka mundësi që postimi ka 366 shpërndarje, por vetëm 88 njerëz numërohen live që e shohin?!
  2. Si ka mundësi që 562 njerëz pëlqejnë postimin por vetëm 88 njerëz numërohen live që e shohin?!

Në bazë të logjike minimaliste rezulton që mbështetja e vërtetë për Veliajn përfaqësohet nga shifra 88. Nuk do të përbente asnjë çudi nëse 88 patronazhistë që numèrohen live, të kenë prodhuar 562 pëlqime, 122 komente dhe 366 shpërndarje.

Si realizohet ky proces nga 88 patronazhistë. I analizojmë hap pas hapi.

  1. Pëlqimet dhe komentet realizohen përmes profileve false. Një patronazhist ka më shumë se një profil përmes të cilit komenton dhe pëlqen Veliajn.
  2. Shpërndarjet realizohen përmes profileve false, apo përmes shpërndarjes së përsëritur të të njëjtit postim nga një profili vetëm.

E gjithë kjo tablo e nxjerr lakuriq Veliajn, sikundër dëshmon lehtësinë e papërballueshme të gënjeshtrës me të cilën Veliaj ka mbajtur plot dy mandate bashkinë më të madhe.

Post Scriptum- 88 veta e mbështesin në të vërtetë Veliajn. Shifrat e tjera janë sajesë falë punës së patronazhistëve të paguar nga taksat tona.

About Redaksia

Check Also

Lista e Ramës, nga sindikata e krimit tek shoqata e delikuentëve

Nga Ervin SALIANJI Përpjekja e të lodhurit, të konsumuarit Rama për t’u dukur i ri …

Leave a Reply