Noka: Lumin e njerëzve nuk ka shesh që e mban! Mund të shkohet në mosbindje civile!

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, i ftuar në News24, ka zbuluar detaje në lidhje me protestën e 11 shkurtit. Ai ka zbuluar se mund të arrihet deri në mosbindje civile, ndërsa shtoi se të vetmit të nuk kanë arsye për të protestuar, janë ata që janë pasuruar nga kjo qeveri.

“Lumin e njerëzve nuk ka shesh që i mban. Jemi duke nisur një revolucion. Nëse Rama nuk jep dorëheqjen nuk do të gjejë paqe as në Surrel. Nuk ka paqe. Do ta shohim çfarë do të ndodhë. 11 do jetë dita e parë e shpërthimit të revoltës. Të gjitha opsionet janë të hapura në tavolinë, edhe mosbindja civile.

Nuk ka orar dhe afat, sipas ligjit ne vetëm njoftojmë nuk i kërkojmë leje askujt. Kemi sjellë demokracinë që mos të marrim leje kur protestojmë.

Vetëm Rama, banda që quhet qeveri e Aldat e qeverisë, vetëm këta nuk kanë arsye për të protestuar, vetëm derrat e majmë të Rilindjes”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

“U mbush kupa, Rama ik”! Protestuesit marshim masiv në rrugët e Tiranës

Protestuesit vijojnë marshimin e tyre në rrugët e Tiranës, ndërsa revolta qytetare kundër qeverisë së …

Leave a Reply