Koha për të treguar që jemi shqiptar të vyrtytshëm

Nga Bislim AHMETAJ

Nesër në orën 12.00,
pasnesër,
tjetër pasnesër
dhe në ditët në vijim,
betejën nuk e kemi ma me Edi Ramën.
As me sektin e tij të hajnave, kriminelëve, narkotrafikantëve dhe shitësve të Atdheut.
Tashmë betejën e kemi me vetën tonë, me karakterin tonë, me qënjen, apo mosekzistencën tonë.
Nëqoftëse vazhdojmë dhe e pranojmë të na udhëheqin ata që na bëjnë të lëshojmë votrat tona, pronat tona, Atdheun tonë.
Ata që pasurohen, ngrejnë biznese, vila luksi, kurvërojnë dhe bëjnë orgji me taksat tona.
Ata që na varfërojnë, na gjunjëzojnë, na poshtërojnë në shtëpi, në lagje, në qytetet ku kemi lindur dhe jemi rritur, por edhe kudo ku kemi emigruar nëpër shtetet e globit nga Greqia në Australi, nga Italia në Indi, nga Maqedonia në Rusi, Libi dhe Kinë .
Ata që në emrin tonë na shesin tek atmiqtë tanë historikë të cilët dihet që janë Rusia, Serbia dhe…
Ata të cilët kanë kohë që kanë ra pre e zollumit dhe instiktit patologjik të gjakpirjes duhen shtyrë që të rrëzohen.
Duhen izoluar që të mos infektojnë dhe kalbin gjithë vendin.
Duhen groposur që të shpëtojmë njëherë e mirë atë pak Atdhe që na ka mbetur.
Është koha për të treguar që jemi fisnik, shqiptar të vyrtytshëm, trashëgimtarë të fisit të arbnorëve.
Koha na thërret për të treguar që e meritojmë lirinë, demokracinë dhe qënjen shqiptar.
Tiranë me 10 Shkurt 2023

About Redaksia

Check Also

Pse duhet të hetohet kandidati i PS për Gjirokastrën

Nga Telnis SKUQI Si gazetar, është detyra ime të raportoj dhe zbuloj informacionin që është …

Leave a Reply