Protesta si mision për çdo shqiptar

Nga Luçiano BOÇI

Në gjithë këto vite opozita ka ndezur gjithnjë nervin e reagimit dhe ka organizuar protesta nga më masivet që ka pasur Shqipëria. Kemi besuar dhe jemi përfshirë në çdo betejë që ka pasur në qendër të saj interesin e qytetarëve. Kemi denoncuar dhe faktuar nga dita e parë në opozitë se Edi Rama është një e keqe për fatet dhe të ardhmen e këtin vendi.

Të shtunën në orën 12:00 Partia Demokratike do të jetë në bulevard! Deputetë, demokratë, anëtarë, simpatizantë, qytetarë do t’i përgjigjen nesër një thirrjeje që tejkalon përmasat e një force politike!

11 shkurti është përtej një date! E nesërmja është një mision që shqiptarët duhet ta ndërmarrin sepse në pikpyetje është e ardhmja e tyre. Me aktin e tij për eleminimin e opozitës dhe Partisë Demokratike, Edi Rama e ka humbur të drejtën për të qenë kryeministër i këtij vendi! Për demokratët dhe shqiptarët Edi Rama është një armik i demokracisë!

Ejani të gjithë nesër në protestë!

About Redaksia

Check Also

Këneta që Edi Rama krijoi

Nga Redin HAFIZI Administrata antiAmerikane që humbi zgjedhjet rezultoi si një administratë antiShqiptare, pro lindje …

Leave a Reply