Berisha: I bëj thirrje SHBA dhe BE të hetojnë se çfarë ndodhi me opozitën shqiptare

Kryetari i PD, Sali Berisha i bëri thirrje SHBA dhe BE të hetojnë se çfarë ndodhi me opozitën shqiptare.  Ai tha se, Skandalet e Duçkës së Edi Rramës janë zinxhir.
“Edhe njëherë theksoj, nuk ishte aleancë mes qeverive perëndimore dhe Edi Ramës.
Por aleancë e rrezikshme mes individëve, ambasadorë, zyrtarë, që bënë gjithçka për të mëbshtetur Edi Ramën.
Që dolën nga ato zyra me njerëzit e Sinaloas, që morën qeset nga Duçkat e Ramës, vetëm që të na mposhtin ne.
Nga kjo tribunë, në emrin tuaj, në emrin e shqiptarëve që janë sot dhe që mbyllën sytë për ideale demokratike, i bëj thirrje qeverisë së SHBA, Kongresit, institucioneve të vendit të madh, të hetojnë të gjithë çfarë ndodhi këto ditë me opozitën shqiptare.
Të hetojnë veprimtarinë e Sorosit në Shqipëri, se si ky multimilairder bëri gjithçka për të ngritur në piedestal këtë kryekorruptor.
I bëj thirrje Parlamentit Europian, qeverive të vendeve mike, të hetojnë dhe shqyrtojnë. Skandalet e Duçkës së Edi Rramës janë zinxhir.
I garantoj se do vazhdojmë betejën e pamposhtur deri në fitoren e revolucionit demokratik”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Ai që bleu Lulin nuk e ka për gjë të blejë edhe një “Lule” në Vlorë

Atird Hoxhës: I braktisur edhe nga të tijtë, pasi mbushi listën e Vlorës me kandidatë …

Leave a Reply