Berisha i kërkon Ramës largimin: Faqezi…

Kryetari i PD, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në protestën e opozitës, nga ku ka lajmëruar nisjen e “revolucionit demokratike”.

Berisha foli përpara mbështetësve të PD-së dhe aleatëve, duke deklaruar se do të thotë gjithmonë të vërtetën.

Ai u ndal te skandali “McGonigal” duke e quajtur “një turp për Shqipërinë”, ato që i konsideron përpjekjet e Ramës për të korruptuar ish zyrtarin e lartë të FBI-së dhe për ta përdorur kundër opozitës.

Berisha gjithashtu kërkoi dorëheqjen e Ramës.

“O besëprerë jep dorëeheqjen, largohu!”, kjo ishte një nga thirrjet e kreut të PD në drejtim të kryeministrit.

“Qytetarë të pranishëm në këtë cunam të revolucionit demokratik!

Dita e madhe e siparit të revolucionit demokratik, të përmbysjes së monizmit të dytë në Shqipëri. Do ta nis fjalën me një shprehje të George OrËell, I cili shkruan se është akt revolucionar të thuash të vërtetën në kohë gënjeshtre.  Ndaj edhe sot, ditën e siparit të revolucionit tonë demokratik, për përmbysjen e monizmit dhe fitoren e demokracisë, do të themi të vërtetat tona.

Qëllimi më themelor i këtij revolucioni, që nis sot më 11 shkurt, është të mbrojmë të vërtetat dhe të bëjmë cdo sakrificë dhe përpjekje që ato të triumfojnë. Rroftë fitorja!

Në protestën e fundit, opozita pro perëndimore e Shqipërisë, u tregoi të vërtetën liderëve europianë, se Edi Rama është kryeministri më i korruptuar në Evropë, është kreu i narkoshtetit të parë dhe të vetëm të kontinentit. Është narkokrati që duke vjedhur votën dhe pasuritë e shqiptarëve, është shndërruar në shpresë-vrasësin më të madh në Evropë dhe një nga shpresë-vrarësit më të mëdhenj në botë.

Të gjithë e mbani mend baltën që hodhi Rama ndaj opozitës për ta heshtur atë. I mbani mend masat që mori kundër popullit opozitar. Mbani mend atentatin që organizoi me një mjeran të paguar që zëri ynë heshtte, por zëri ynë ushtoi në të gjithë botën.

E vërteta kurrë nuk mbulohet dot, ajo gjithmonë triumfon.

Edi Rama përmendet 14 herë në akt-padinë e cështjes me të cilën korruptoi njërin nga zbuluesit më të fuqishëm të planetit. A ka krim anti-kushtetues më të shëmtuar se ky? A ka atentat më të rëndë ndaj demokracisë së një vendi sesa ky? A ka turp më të madh për Shqipërinë sesa ky akt?”, tha ndër të tjera Berisha.

About Redaksia

Check Also

Skandali në Gardë/ 3 fuoristrada 968 mijë euro

Vazhdon vjedhja masive e taksapaguesve. Dokumengi tregon për blerjen e tre fuoristradave për Gardn e …

Leave a Reply