Demokratët e Vlorës drejt Tiranës, Serjani: Të largohet Rama dhe çakejtë e korrupsionit

Demokratët në Vlorë janë organizuar për të marrë pjesë në protestën e opozitës. Një prej përfaqësuesve të tyre, Rezenbrik Serjani ka bërë të ditur se ka një numër të kënaqshëm të pjesmarrësve. Sipas tij, ai që duhet të largohet nga vendi është kryeministri Edi Rama dhe sekti i tij.

“Sot është një ditë e mbarë pasi opozita ka thirrur protestën. Të rinjtë do jenë në shesh, në këmbë. Ky sekt që ka kapluar ka shkakuar hemorragji në largimin e të rinjve. Organizimi është i jashtëzakonshëm. Pjesmarrja është mesazh hyjnor që do japin shqiptarët nga ai shesh, jam besimplotë. Duhet të largohet Rama, sekti dhe çakejtë e korrupsionit”, tha Serjani.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Kryehajduti gjen zgjidhjen pasi u shembën akset, fluturon me helikopter për në Korçë!

Kryetari i PD, Sali Berisha, reagoi pas raportimeve se Edi Rama është nisur drejt Korçës …

Leave a Reply