Parlamenti nuk mund të ketë asnjë axhendë tjetër, përpara hetimit të skandalit Rama-McGonigal

Kryetari i PD, Sali Berisha, në konferencën për shtyp, u bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e sotme para parlamentit. Sipas tij, parlamenti nuk mund të ketë asnjë axhendë tjetër përveç hetimit të skandalit Rama-McGonigal.

“Përfaqësuesit e 750 mijë qytetarëve shqiptarë, që kanë detyrë themelore mbrojtjen e interesave të tyre, kanë detyrë themelore, kontrollin e qeverisë dhe transparencën nga abuzimet, përjashtohen, bllokohen, iu mohohet e drejta e fjalës dhe nuk lejohen të krijojnë komisionet hetimore parlamentare si një institucion themelor i parlamentit për të bërë transparencë.

Superskandali Rama-McGonigal, apo Rama-McGonigal-Gate, ka tronditur opinionin publik në SHBA, Europë dhe Shqipëri.

Në këtë superskandal, dosja shqiptare është e një rëndësie të jashtëzakonshme për zbardhjen e të vërtetave rreth këtij skandali.

Kjo dosje është historiku i korruptimit të kryezbuluesit të FBI, pagesës së tij si vrasës për shkatërrimin e opozitës shqiptare.

Pasojat e këtij korrupsioni janë të shumëfishta. Kongresi i SHBA po heton, dhe ne kemi besim te hetimi i tyre, por është detyrë emergjente e parlamentit shqiptar të hetojë dosjen e Tiranës në këtë superskandal.

Parlamenti nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë axhendë tjetër, përpara hetimit të skandalit Rama-McGonigal”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Pazaret e Llagamit e Bushkës për emërimet në Kushtetuese/ Këlliçi: PD garanton se do përgjigjen për këtë puç!

Deklarata e anëtarit të Kryesisë së PD, Belind Këlliçi: Të nderuar qytetarë, Prej disa ditësh, …

Leave a Reply