Berisha, mesazh për ata që fshihen në vrimat e minjve: Sot ora 17.00 para Parlamentit

Kreu i PD, Sali Berisha u ka bere thirrje qytetareve te dalin kete te hene ne protesten e thirrur para parlamentit, per te cilen tha se do te jete e fuqishme dhe ka qellim “ngritjen e zërit, revoltën kundër dhunimit, shkelmimit të interesave të 750 mijë zgjedhësve shqiptarë, të cilët më datën 25 prill votuan për partitë opozitare”.

Sali Berisha: U bëj thirrje demokratëve, qytetarëve të Tiranës të bashkohen sot në orën 5 në një protestë të fuqishme para parlamentit shqiptar. Kjo protestë që shënon vazhdimin e revolucionit demokratik ka për qëllim madhor ngritjen e zërit, revoltën kundër dhunimit, shkelmimit të interesave të 750 mijë zgjedhësve shqiptarë, të cilët më datën 25 prill votuan për partitë opozitare. Përfaqësuesit e 750 mijë qytetarëve trajtohen në Parlamentin shqiptar me praktika staliniste, kriminale e të turpshme.

Përfaqësuesit e këtyre 750 mijë qytetarëve shqiptarë që kanë detyrë kontrollin e qeverisë dhe transparencën nga aubuzimet, përjashtohen, bllokohen, ju mohohet e drejta e fjalës e nuk lejohen të krijojnë komisionet hetimore parlamentare si një institucion themelor i Parlamentit për të bërë transparencë.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Yuri Kim ka pasur akte korrpusioni në Shqipëri! Kam dokumenta nëse do të hetohet

Kreu i PD, Sali Berisha foli edhe për zëvendësimin e ish-ambasadores së ShBA në Tiranë, …

Leave a Reply