Berisha: Problemi kryesor, “Rama-McGonigal gate” është Edi Rama, nuk janë aksesorët

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, problemi kryesor, ‘Rama-McGonigal gate’ është Edi Rama, nuk janë aksesorët, ngjarjet terciare në pabet e Tiranës. Populli do të flasë.

Pyetje: Jeni i kënaqur me popullin?

Berisha: Jam i kënaqur dhe janë heronj të vërtetë. Janë të gatshëm të futen në sallë në momentin që do ta konsiderojnë oportune.

Pyetje: Futja në sallë a shkon me deklaratat tuaja paqësore?

Berisha: Edhe ajo paqësore është, paqësore. Ne jemi paqësor. Jo mund të futet dhe të rrijë aty në greve urie. Të gjitha janë paqësore.

Kjo që dëgjuam sonte, është për rekord Giunes. Si ka mudësi, ajo është zonjë, nënë, grua. Si ka mundësi që ajo të bëjë një deklaratë të tillë për mikun e Edi Ramës, që e korruptoi. Edi Rama kërkon të zhurmojë.

Pyetje: A mendoni se përdorimi i videove erotike mund ta kalojë nga një skandal politik në erotik.

Berisha: Kërkon Edi Rama, por kjo nuk do të ndodhë. Edi Rama kërkon ta paraqesë si një turist seksi në Shqipëri, por unë nuk e pranoj kurrë të tillë.

Pyetje: Çfarë ndodh nëse nuk e merrni vulën e PD?

Berisha: Vula e Partisë Demokratike është vetëm e Partisë Demokratike.

About Redaksia

Check Also

Trump nis shpalljen “non grata” të kukullave të Soros, kush e ka radhën pas ish-presidentes së Argjentinës?

Shtetet e Bashkuara shpallën sot Non-Grata ish-presidenten e Argjentinës Cristina Fernández de Kirchner. Në vitin …

Leave a Reply