Kryetari i PD, Sali Berisha, në një prononcim për media pas seancës tha se, reagimi kolektiv i zonjave socialiste ishte si miza pas veshit. Ai tha se, atëherë unë do të hetoj edhe dhjetë herë më shumë.
“Edi Rama i damkosur me skandalin McGonigal kishte bindur zonjat e PS-së në parlament se akuzat e mia dhe se skandali McGionigal nuk kishte në epiqendër Edi Ramën, por disa afera, aksesore në pabet dhe klubet e Tiranës.
Po kishte turp më të madh se sa të protestonin për deklarata unë i kam bërë në konferencë shtypi, takim me gazetarë dhe të shpreheshin sikur ishte secila prej tyre e akuzuar.
Unë ua thashë në parlament. Çdo të dhënë unë do të ua dorëzoj komisioneve hetimore parlamentar këtu e në SHBA.
Në natyrën time nuk keni parë kurrë të publikuar ndonjëherë në FB, asnjë video apo foto të karakterit erotik sepse unë nuk merrem me to. Në këtë rast, fakti që reaguan kaq fuqishëm këto zonja, më bën mua të hetoj edhe tre herë më shumë në çdo drejtim.
Tani ky reagim kolektiv i zonjave socialiste ishte miza pas veshit. Atëherë unë do të hetoj edhe dhjetë herë më shumë për ti shkuar deri në fund edhe kësaj piste, krejtësisht tretësore”, tha Berisha.