Ishulli i çipëve

Pse të gjithë shikojnë nga Tajvani. Planet e Kinës, investimet amerikane, hapësira për Europën. Investigim mbi një konkurrencë globale.

Pa dashur të përpiqemi shumë, mund ta imagjinojmë konkurrencën globale për mikroçipët thuajse si një përrallë. “Shumë kohë më parë, të gjithë luftëtarët e botës qenë në kërkim në një thesari të çmuar e të dëshiruar, që kërkohej me ngulm, pasi luftëtari që arrinte ta fuste në dorë do të ishte në gjendje të dominonte mbi të tjerët. Por ai thesar mund të gjendej vetëm në një ishull të vogël dhe në asnjë pjesë tjetër të botës dhe për këtë luftëtarët kërkonin të arkitektonin çdo mënyrë për ta pushtuar. Disa vendosën ta fitonin thesarin me forcën bruto, të tjerët me naivitet, të tjerët akoma me mashtrim dhe dëshira për thesarin u bë aq e fortë dhe e pandalshme sa që në një pikë të caktuar midis luftëtarëve shpërtheu një luftë e madhe për të vendosur se kush do ta dominonte ishullin e vogël”. Në këtë përrallë banale thesari janë mikroçipët, që sot janë të çmuar dhe dëshirohen kryesisht për dy arësye. E para është se mikroçipët bëjnë të funksionojë bota moderne. Janë të rëndësishëm sa nafta, por në ndryshim prej saj që mund të nxirret në pjesë të ndryshme të botës, janë jashtëzakonisht të vështirë për t’u prodhuar – dhe kjo është arësyeja e dytë për të cilën janë kaq të dëshiruar dhe të kërkuar, pikërisht si një thesar. Rëndësia e mikroçipëve është e vështirë për t’u nënvlerësuar. Janë komponentët e nevojshëm për funksionin e praktikisht çdo pajisjeje elektronike. Natyrisht që janë thelbësorë për kompjuterët, smartfonët, tabletet dhe gjithçka që jemi mësuar ta konsiderojmë “elektronikë”, por shpërndarja e tyre është jashtëzakonisht më e gjerë, pasi pjesët elektronike janë tashmë thuajse kudo.

Le të marrim për shembull automobilin. Mikroçipët shërbejnë për të vënë në funksionim dritaret elektrikë, ndjesorët e parkimit, kompjuterin e bordit, airbag, sistemin e kondocionimit automatik, shumë sisteme sigurie, telekomandën për hapjen e makinës dhe mund të vazhdojmë më tej. 40% e kostos së çdo automobilit që prodhohet në botë përbëhet tashmë nga elektronik dhe kur thua elektronikë janë mikroçipët. Në realitet ato që janë në automobila janë çipë pak të sofistikuar dhe realtivisht të lehtë për t’u gjetur dhe prodhuar, si dhe nuk janë thesari që po kërkojmë, por çipët shërbejnë edhe për shumë tjetër: bëjnë të funksionojnë raketat e udhëhequra, tanket dhe nëndetëset. Shërbejnë për të funksionuar inteligjencat artificiale, sistemet e cloud computing dhe kompjuterët kuantikë që do të realizohen në vitet e ardhshme dhe sa më shumë teknologjitë bëhen të sofistikuara dhe strategjike, aq më shumë çipët që i mundësojnë bëhen të çmuara. Thesari janë këto të fundit, më të sofistikuarat, dhe këtu vijmë tek ishulli që e ruan këtë thesar: Taivani.

Nganjëherë është e vështirë të kuptohet rëndësia e jashtëzakonshme e një vend shumë i vogël si Taivani ka për një treg shumë të madh si ai i mikroçipëve. Për t’u kuptuar, le të nisemi nëse ndërton një të tillë. Duke e thjeshtuar shumë, fazat janë tre. E para është dizajni, domethënë ideimi në letër sesi duhet të ndërtohet mikroçipi, pfarë karakteristikash duhet të ketë, në çfarë mënyre duhet të bëhen për të kryer një detyrë të caktuar. Kjo fazë është më e lehta, të paktën në perspektivë dhe jo rastësisht ekzistojnë kompani që merren me dizajnin e mikroçipëve thuajse në të gjithë botën, edhe pse më të mirat janë në Shtetet e Bashkuara. Të dy fazat e tjera janë prodhimi dhe asemblimi. Le të përqëndrohemi mbi prodhimin, që është pjesa më e vështirë. Për të prodhuar mikroçipë shërbejnë infrastruktura të mëdha, një know-how shumë të kërkuar dhe investime të jashtëzakonshme, në rendin e dhjetëra miliard dollarëve në vit. Është një gjë që shumë pak vende të botës arrijnë ta bëjnë dhe që në nivelet më të larta, ata të mikroçipëve më të sofistikuar dhe të rëndësishëm, arrin ta bëjë vetëm një vend i vetëm: pikërisht Taivani. Mund të themi se thesari që të gjithë kërkojnë janë mikroçipët më të evoluar, ato me nivel miniaturizimi nga 10 nanometra e më tej (aktualisht më të avancuarit e botës kanë një nivel miniatiurizimi prej 3 nanometrash dhe shpejt në 2 nanometra). Mbi këta mikroçipë, Taivani ka një dominim thuajse absolut: 92% prodhohet në ishullin e vogël në afërsi të Kinës.

Mund të shtojmë më pas se Taivani ruan një thesar në thesar, pasi i gjithë ky dominim i jashtëzakonshëm në prodhim varet nga një kompani e vetme, kampioni kombëtar TSMC, që sot është kompania e vetme më e rëndishme e botës. Për ta kuptuar rëndësinë e saj në sistemin botëror të mikroçipëve, mjafton të mendosh se kompania taivaneze e vetme akumulon 60% e të gjitha të hyrave të gjeneruara nha shitja e mikroçipëve në botë dhe që çdo vit investon në kërkim dhe zhvillim mbi 40 miliard dollarë: është ekuivalenti PBB vjetor i shteteve të vogla si Serbia apo Tunizia. Dhe ju do të thonit: nëse dikush tjetër dëshiron të ndërtojë mikroçipë siç bëjnë Taivani dhe TSMC, mjafton që të hedhë paratë dhe t’i prodhojë, apo jo? Nuk është kaq e thjeshtë. TSMC ka kërkuar dominimin e saj duke filluar nga vitet ‘80, duke vënë bashkë investime të mëdha, pajisje teknologjike dhe muhatje në biznes, por kohët kanë ndryshuar karshi viteve ‘80: investimet e nevojshme për ta nisur prodhimin e mikroçipëve janë bërë të mëdha dhe teknologjitë janë kaq të avancuara dhe ekskulzive që edhe pasja në dispozicion e fondeve të mëdha financiare nuk është e thënë se në fund të jetë e mundur të kihet sukses.

Ky është konteksti i përrallës tonë: thesari dhe ishulli që e ruan. Tani kalojmë tek luftëtarët e gatshëm që të bëjnë gjithçka boll që të sigurojnë thesarin. I njohnin tashmë, janë fuqitë e mëdha ekonomike dhe ushtarake botërorë: parasëgjithash Shtetet e Bashkuara dhe Kina, që janë faktikisht në qendër të Lufte të Ftohtë të re të bazuar mbi konkurrencën për mikroçipët dhe më pas, në rendin e dytë, Bashkimi Europian, Mbretëria e Bashkuara, Japonia, Koreja e Jugut. Janë të shumta mënyrat me të cilat këto fuqi të mëdha ekonomike kërkojnë të fitojnë predominimin e mikroçipëve të cilën gëzon tani Taivani. Më drastikja sigurisht është lufta. Flitet prej vitesh për mundësinë që Kina mund ta pushtojë Taivanin, pjesërisht prej rivendikemeve të vjetra politike që i përkasin luftës civile midis nacionalistëve dhe komunistëve e fundviteve ’40, por sidomos për të fituar të jashtëzakonshmen know-how e ishullit për mikroçipët, dhe të pushtojë TSMC. Për momentin kjo është një hipotezë relativisht e largët dhe një pushtim i Taivanit nga ana e Kinës nuk konsiderohet e mundur nga pjesa më e madhe e anlistëve, të paktën për vitet e ardhshme (edhe pse nga pikëpamja ushtarake mund të jetë shumë më e vështirë nga sa mund të imagjinohet).

Një opsion tjetër është shfrytëzimi i aleancave. Në këtë janë mjeshtëra Shtetet e Bashkuara, që sidomos nën administratën e presidentit Joe Biden po kërkojnë t’i bindin të gjitha vendet se marrin pjesë në një zinxhir të madh prodhimi të mikroçipëve për ta përjashtuar Kinën nga aferat e tyre. Shtetet e Bashkuara provojnë pjesërisht me persuasion dhe pjesërisht me coercision: në fundin e vitit 2022 qeveria amerikane ka miratuar një ligj të rëndësishëm që faktikisht ndalon apo t’i transferojë Kinës mikroçipë të avancuar me prodhim amerikan apo të prodhuar nga të tjerë, por që përmbajnë edhe vetëm një komponente të vogël, një patentë apo një teknologji me origjinë amerikane dhe përderisa mikroçipët janë sisteme jashtëzakonisht kompleksë, është praktikisht e pamundur të në të paktën një copëz të mos ketë një pjesë teknologjie amerikane. Faktikisht, Shtetet e Bashkuara i kanë thënë të gjithë botës se nuk është e mundur të tregëtohen mikroçipët me Kinën dhe njëherazi të jesh mik me Amerikën. Taivani, Japonia dhe Koreja e Veriut, që janë aleatë të sinqertë të Shteteve të Bashkuara, por njëherazi bëjnë një thes me para duke tregëtuar mikroçipë me Kinën, po reflektojnë në këtë pikë, por metoda më interesante me të cilën fuqitë e mëdha po kërkojnë të fitojnë supremacinë mbi mikroçipët është të bëjnë si Taivani dhe të kërkojnë të ngrenë një industri të tyre mikroprocesorësh. Asnjëri prej luftëtarëve që konkuron thesarin nuk niset nga zero. Shtetet e Bashkuara mikroçipët i kanë shpikur dhe kanë ende një pjesë konsistente të zinxhirit të realizimit brenda tyre, edhe pse mungon pjesa më e rëndësishme, ajo e prodhimit.

Edhe me një ndihmë të vockël të spiunazhit industrial, Kina ka kaluar dekada duke kërkuar ta mbulojë hendekun teknologjik me vendet e tjera dhe sot është tashmë në gjendje të prodhojë në shkallë të gjerë mikroçipë më pak të sofistikuar, por jo ata më të rëndësishëm dhe strategjikë. Në Korenë e Jugut, Samsung i ka aftësitë për të prodhuar më të përparuarit, por ia kalon mirë krahasuar me taivanezen TSMC. Deri Bashkimi Europian ka një avantazh të papritur: në Vendet e Ulëta gjendet ASML, që është kompania e vetme në botë për të prodhuar pajisje që nga ana e tyre shërbejnë për të prodhuar mikroçipët më të avancuar. Pa ASML, nuk mund t’i prodhojë askush. Kështu, në vitin e fundit, praktikisht të gjitha fuqitë ekonomike të botës kanë njoftuar plane të mëdha për ta favoizuar rritjen e një industrie autoktone të mikroçipëve. Ky proces i madh quhet “onshoring” dhe është saktësisht e kundërta e lëvizjes së madhe të globalizimit që ka përfshirë botën në dekadat e kaluara: pasfundit të Luftës së Ftohtë, impulsi kishte qenë çlirimi industrive kombëtare dhe për t’u mundësuar biznesmenëve për ta kërkuar fatin kudo që donin, duke sjellë me vete produktet dhe talentet e tyre: pasuria e botës ishte pasuria e të gjithëve, mjaftonte për t’i prodhuar me bollëk. Tani ndodh e kundërta: secili vend dëshiron të prodhojë vetë dhe për vete, saktësisht siç bënte përpara globalizimit, të paktën kur flitet për mikroçipët.

Plani amerikan, i ashtuquajturi Chips Act i Joe Biden i miratuar në muajin gusht, vlen 280 miliard dollarë dhe parashikon ndihma industriale prej 52 miliard dollarësh. Janë shumë vetëm në dukje (kemi parë se investimet në sektor duhet të jenë dhjetëra miliarda çdo vit, jo një total), por janë mjaftueshëm për ta zemëruar Bashkimin Europian, që ka protestuar kundër Shteteve të Bashkuara për ndihma shteteve borxhlie. Bashkimi Europian ka propozuar masa mbështetjeje për industrinë autoktone të mikroçipëve që në ketër vlejnë 43 miliard euro, por që përbëhen nga rreth 11 miliard mbështetjeje direkte nga ana e Bashkimit Europian: pjesa tjetër duhet të vijë nga privatët. Shumë mirë ka bërë Kina, që ka premtuar ndihma shtetërore për 143 miliard dollarë. Mbretëria e Bashkuar, në të voglën e saj, duhet të paraqesë një plan ndihmash ekonomike ndaj industrisë vendase të mikroçipëve brenda një kohe të shkurtër. Ama pikërisht paratë nuk i shërbejnë vetëm kësaj industrie dhe, në këtë pikë, ka mundësi që do të nisë konflikti për fitimin e thesarit dhe pjesërisht tashmë ka filluar. Do të përbëhet nga tarifa, sanksione, ndalime tregëtare, spiunazh industrial, tentativa korruptimi, vjedhje pronësie intelektuale, lojëra dyfishe dhe tradhëti. Për Taivanin ndoshta do të jetë edhe një luftë e vërtetë, nëse konkurrentët nuk do të jenë në gjendje ta kufizojnë ambicien e tyre.

(nga Il Foglio)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Në mjegulla tragjedish

Agim Xh. Deshnica Shekspiri mendueshëm ecën në muzg, Pelerinë e flokë supeve, era ia trazon. …

Leave a Reply